Connect with Us

Misteri që i shtangu të gjithë/ Zemra e Maradonës peshonte dy herë më shumë se normalja

Sport

Misteri që i shtangu të gjithë/ Zemra e Maradonës peshonte dy herë më shumë se normalja

Publikuar

-

Vdekja e Maradonës vazhdon të shkaktojë diskutime. Ndërsa futbolli ende e vajton, në Argjentinë  po punojnë për të kuptuar nëse gjithçka është bërë në mënyrë korrekte, për sa i përket kujdesit dhe kurimit të legjendës së futbollit.

Ditën e nesërme, një javë pas vdekjes do të fillojnë të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë autopsisë.

Ajo që vlen të theksohet është se autoritetet mjekësore në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë se zemra e Diegos peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale.

Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe peshonte rreth 500 gram, dyfishin e sasisë normale. Ky element pritet të vlerësohet ditën e nesërme në analizat që do të kryen, së bashku me studimet e tjera toksiologjike, përmes të cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të nderonte jetë. Këto analiza do të kryen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

E shkarkuan nga stoli i Chelseat, Broja i shkruan Lampardit

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja i shprehu mirënjohje ish-teknikutë Çelsit, Frenk Lampard për realizimin e debutimit me fanelën blu në Premier Ligën vitin e kaluar.

Në rrjetet sociale, 19-vjeçari iu shpreh mirënjohës teknikut anglez, i cili u shkarkua dje nga posti i trajnerit të Çelsit pas një viti e gjysmë.

“Faleminderit që e bëre ëndrrën time realitet”, skruan Broja për ish-teknikun e Çelsit.

Broja debutoi me ekipin e parë të Çelsit në 8 mars të vitit të kaluar në sfidën Çelsi-Everton 4-0. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushë në minutën e 86-të në vend të Oliver Zhirusë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Gatuzo drejt shkarkimit, del në skenë emri i Edi Rejës. Ja prapaskenat e bujshme

Publikuar

-

Nga

Edi Reja është gati të ulet në pankinën e Napolit deri në fundin e këtij sezoni. Lajmi vjen nga përtej Adriatikut ku prej disa ditësh po diskutohet e ardhmja e Rino Gatuzos në pankinën e ekipit.

Humbja në Superkupë ndaj Juventusit dhe më pas ajo në kampionat përballë Veronës, ka tronditur rëndë pankinën e ish-mesfushorit italian me presidentin De Laurentis që raportohet se ka nisur kërkimin për teknikun e të ardhmes. Plani i tij fillestar përfshinte Rafa Benitez, por tashmë ka dalë në skenë emri i Edi Rejas.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka lidhje të ngushtë me De Laurentis, i cili pak vite më parë e punësoi që t’i ndërtonte komplet sistemin e akademisë, pasi i kishte lënë mbresa puna që kishte bërë me ekipin e parë. Të dy vazhdojnë të kenë kontakte të shpeshta dhe sipas mediave italiane, De Laurentis po e projekton Rejan si trajnerin që do të mbyllë sezonin nëse shkarkohet Gatuzo. Edhe tekniku raportohet se është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë, paralelisht me drejtimin e Shqipërisë, të cilën në muajin mars do ta udhëheqë në ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit.

Sigurisht, nuk është një situatë që zgjidhet lehtë pasi ky variant nuk pëlqehet nga FSHF me të cilën Reja është nën kontratë, pasi do të shpërqendronte trajnerin në detyrën e tij. Kështu, ka vështirësi reale në konkretizimin e kësaj marrëveshje, por në Itali insistojnë se ajo vazhdon të jetë një hipotezë reale dhe po diskutohet mes aktorëve pjesëmarrës.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Marash Kumbulla në listën e futbollistëve më të shtrenjtëve në Europë

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla bëri një kalim të madh në radhët e Romës verën e shkuar, pas shkëlqimit që pati me fanellën e Hellas Veronës. Verdhekuqtë e afruan me huazim me detyrim blerje, ndërsa në total operacioni i këtij transferimi do të kapte shifrën e 27 milionë eurove, aq sa edhe vlera që mbart tani në treg.

Një shumë kjo që e rendit mbrojtësin shqiptar në listën e 30 lojtarëve të huazuar më të shtrenjtë në Europë. Futbollisti i Kombëtares kuqezi renditet i 10-i, ndërsa bashkë me të përfshihen edhe emra të njohur si Alvaro Morata apo edhe Frederiko Kieza të Juventusit.

Lista me 10 lojtarët më të shtrenjtë të huazuar:

10. Marash Kumbulla- Në huazim nga Verona për 3 milionë euro (e drejtë blerje për 22 milionë euro plus 3.5 milionë të tjera bonus). Vlera aktuale në treg i shkon 27 milionë euro.

9. Lukas Torreira- I huazuar falas nga Arsenali te Atletiko Madrid. Vlera aktuale në treg është 28 milionë euro.

8. Timu Bakajoko- Në huazim për 2 milionë euro nga Çelsi drejt Napolit. Vlera aktuale në treg: 30 milionë euro.

7. Musa Dembele- Në huazim nga Lioni drejt Atletiko Madridit për 1.5 milionë. Vlera aktuale në treg: 30 milionë euro.

6. Moise Kin- Ne huazim falas nga Evertoni drejt PSG-së. Vlera aktuale në treg: 30 milionë euro.

5. Dani Sebajos- I huazuar falas nga Reali i Madridit te Arsenali. Vlera aktuale në treg: 32 milionë euro.

4. Mateo Guenduzi- Në huazim nga Arsenali drejt Hertës së Berlinit për 1 milionë. Vlera aktuale në treg është 32 milionë euro.

3. Sandro Tonali- Në huazim nga Breshia drejt Milanit për 10 milionë (e drejta e blerjes për 15 milionë euro plus 10 të tjera bonus). Vlera aktuale në treg: 32 milionë euro.

2. Federiko Kieza- Në huazim nga Fiorentina drejt Juventusit për 10 milionë (me detyrim blerje për 40 milionë plus 10 të tjera bonus). Vlera aktuale në treg: 48 milionë euro.

1. Alvaro Morata- Në huazim nga Atletiko Madridi te Juventusi për 10 milionë (e drejta e blerjes për 45 milionë euro ose rinovim huazimi për 10 milionë dhe blerje për 35 milionë euro). Vlera aktuale në treg është 50 milionë euro.

LEXO TE PLOTE