Connect with Us

Merr zjarr vendroja e një fabrike/ Ndërron jetë 64 vjeçari në Tiranë

Kronika

Merr zjarr vendroja e një fabrike/ Ndërron jetë 64 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Zjarr në një banesë në Tiranë/ Policia zjarrëfikësja në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.

Pas një zjarri të rënë në vendrojen e një fabrike në kryeqytet, ka humbur jetën një 64-vjeçar.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një shtetas me iniciale M.M.

Njoftimi i Policisë:

Më datën 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoej aty.

LEXO EDHE:  Vjedhjet e banesave/ Pranga 39 vjeçarit, një tjetër në kërkim

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunoi barbarisht me dru nënën/ Çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit 41 vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 41-vjeçar ka rrahur me dru nënën e tij, ndërkohë që gjatë ndërhyrjes së Policisë i janë gjetur dhe dy thika në brez. Nëna e 41-vjeçarit si pasojë e plagëve që ka marrë është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën , menjëherë kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një lokal në Vlorë

LEXO EDHE:  Panik në Elbasan/ Zjarri rrezikon disa shtëpi private

Në pëfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi : LXh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas në banesën e tij është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

GJKKO lë në burg shtetasin turko-shqiptar/ Ja katër akuzat që rëndojnë mbi të

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” per të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të ketij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në Shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit.

Ky shtetas ishte personi i fundit që ishte pa u arrestuar dhe tani më pritet gjykimi i tyre ne themel.

I kontaktuar nga media, mbrojtësit e Rexhep Ipek, Avokat Arbër Hoxha dhe Avokat Dritan Metani u shprehën se: “Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën proceduriale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”.

Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

LEXO EDHE:  Pamjet- Zjarr i madh në Tiranë/ Re të mëdha tymi “pushtojnë” kryeqytetin

LEXO EDHE:  Gjendet një granatë e paplasur afër Drejtorisë së Policisë Tiranë

Kush është turku që kërkonte Shqipëria

Historia e turkut fillon me një shtetase shqiptare me të cilën 49-vjeçari ishte martuar teksa rezulton se banonte në Durrës.

Por në 2019 gjatë një operacioni të Policisë ku u arrestuan 57 persona si pjesë e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun ndërkombëtar të drogës, figuron edhe emri i tij.

Bandat merrnin farat e kanabisit nga Holanda, dhe pasi i kultivonin në Shqipëri dërgonin mallin në Greqi, Holandë apo vendet e BE.

8 të tjerë nuk u gjetën dhe u shpallën në kërkim, mes tyre dhe Rexhep Ipek i cili u arrestua )21 janar 2021) pas më shumës e 1 viti e gjysmë nga dita kur Gjykata e Krimeve të Rënda i vendosi “arrest me burg” në mungesë më 15 tetor të 2019.

Grupeve kriminale nuk iu kap vetëm kanabis, por edhe kokainë, laboratorë e fishekë luftarakë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ekstradohet nga Greqia 55 vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ekstradohet nga Greqia 55 vjeçari

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol kanë bërë të mundur ekstradimin e 55-vjeçarit Sokol Metaj, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturëve.

Metaj ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 5 vjet burg pë5r veprën penale “Ngacmim seksual”.

“Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

LEXO EDHE:  Panik në Elbasan/ Zjarri rrezikon disa shtëpi private

LEXO EDHE:  Pamjet- Zjarr i madh në Tiranë/ Re të mëdha tymi “pushtojnë” kryeqytetin

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE