Connect with Us

Merr para me fajde nga ish-doganieri/ Ai i grabit pronën me manipulim

Denoncim

Merr para me fajde nga ish-doganieri/ Ai i grabit pronën me manipulim

Publikuar

-

Rasti i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan ka të bëjë me një borxh, që Petraq Dodi i ka marrë Kristaq Skuprës, një shumë prej 250 milionë lekësh në vitin 2004.

Rasti i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan ka të bëjë me një borxh, që Petraq Dodi i ka marrë Kristaq Skuprës në shumë prej 250 milionë lekësh në vitin 2004.

Pas 4 vjetësh për këtë akt u hartua edhe një deklaratë noteriale. Realisht borxhi ka qene 160 milionë lekë jo 250 milionë lekë. Por shuma u shtua, pasi burimi i të ardhurave është i pajustifikuar nga ana e familjes Skupra.

Fajdexhiu Kristaq Skupra dhe gruaja e tij kanë qenë në funksione publike, ndaj kanë probleme me deklarimin e të ardhurave. Skupra ka qenë prej vitesh drejtor në disa dogana në Shqipëri.

Borxhi u shlye fillimisht gjysma, në shumën 80 milionë lekë. Më pas për shkak të vështirësive ekonomike, Petraq Dodi nuk arriti të bënte pagesën e plotë. Familja Skupra përdori gjykatën për të nxjerrë një urdhër ekzekutimi dhe vazhdoi të merrte borxhin, përmes përmbaruesit privat Artan Sima. Aktualisht borxhi është likujduar, madje familja Skupra i detyrohet t’i kthejë Petraqit 10 milionë lekë të vjetra, diferenca nga pronat, që i ka marr.

“I jam drejtuar emisionit “Stop” për një problem që kam me Kristaq Skuprën, ish-drejtor i disa doganave në Korçë në vitet 2001-2002 e këtej. Ky person është nën hetim për pastrim parash, dhënie parash me fajde, fshehje të ardhurash etj. I takon prokurorisë ta hetojë. Unë nuk i kam marrë 250 milionë, por 160 milionë nga të cilat gjysmat e lekëve ia kam dhënë në vitin 2009. Për pjesën tjetër meqenëse biznesi nuk ka shkuar mirë, nuk munda që t’i shlyeja dhe e lamë për një afat më vonë. Kristaq Skupra duke parë dobësinë time ekonomike arriti që këtë deklaratë noteriale nëpërmjet influencës që kishte në gjyqtarë, prokurorë, në rrethin e Korçës dhe në persona të tjerë me influencë arriti që këtë ta bëjë një titull ekzekutiv nëpërmjet gjykatës së Korçës me gjyqtare Rudina Palloi që është kategorikisht e jashtëligjshme që një deklaratë noteriale të bëhet titull ekzekutiv”, tha Dodi.

LEXO EDHE:  STOP/ Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

“Personi që i ka dhënë këto lekë Kristaq Kuprës dhe Vasili Skupra atëkohë punonin në institucione publike dhe nuk mund ta justifikonin këtë shumë kaq të madhe. Më konkretisht sipas Gjykatës së Apelit të Korçës i detyrohet tashmë 10 milionë lekë të vjetra kreditori debitorit, pra shtetasi Kristaq Skupra i detyrohet shtetasit Petraq Dodi. Jo vetëm që e ka shlyer shumën, por i detyrohet debitorit kreditori një shumë të caktuar”, tha avokati Kondi Ilia.

Problemet për Petraq Dodin nisën, kur nisi ekzekutimin përmbaruesi privat.

“Doli titull ekzekutiv me përmbarues Artan Simën. Këtu fillon historia me Artan Simën që ka bërë për mua shkelje flagrante duke shfrytëzuar postin e tij si përmbarues”, tha Dodi.

Ky i fundit pajtoi një ekspert privat dhe pronat e Dodit i vlerësoi me çmim 7-8 herë më të ulët se çmimi i tregut.

“Ka tejkaluar kompetencat, ka vënë sekuestro përveç të gjithë pronave të mia, ka vënë sekuestro në pronat e shoqërisë ku unë jam ortak i vetëm dhe nuk kishte borxh shoqëria, por unë si individ. Më vonë vërej një vlerësues që ne e kallëzuam penalisht. Quhet Petraq Robi, vëllai i një ish-prokurore të Korçës. Dy herë e kemi kundërshtuar në Gjykatë, por u hodh poshtë. Prandaj kemi bërë kallëzim penal sepse ky ka kaluar kompetencat juridikisht. Arritëm gjer në ditën e sotme, ku ka ekzekutuar të gjitha pronat e mia, 5 prona plus dhe 1 makinë me një vlerë gati në 2 miliardë lekë. Ndërkohë unë i detyrohesha për një shumë prej 80 milionë lekësh”, tha Dodi.

Një tjetër shkelje e përmbaruesit është edhe marrja e një prone, që ishte kolateral në bankë.

“Midis këtyre pronave dhe një pronë ishte lënë kolateral për një kredi që kishte marrë shoqëria për biznesin. Atëherë me influencën që kishte prapë Kristaq Skupra dhe përmbaruesi Artan Sima duke ndikuar në Hipoteka, kanë bërë kalimin e pronës pa lajmëruar këtë bankë”, tha Dodi.

Në fund, juristi i bankës pranon shkeljet dhe gabimet, por thotë, se më këtë çështje duhet të merret prokuroria./ tvklan.al
 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Publikuar

-

Nga

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9- vjeçar i cili ankohej se tallej nga shokët e tij të shkollës, pasi ishte i varfër dhe pa shtëpi.

Në të vërtet historia ishte edhe më e dhimbshme. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua kishte shkatërruar shtëpinë në Jubë të Durrësit dhe që prej një viti familja Llyçi jetonin në një kontenier dhe në një barake. Bashkia asokohe ua kishte vlerësuar DS 2 dëmin dhe u kishte akorduar një fond prej 2, 5 milion lekësh të vjetra.

Fiks Fare pa nga afër gjendjen e kësaj familje me 6 persona, ku tre prej te cilëve ishin fëmijë minorenë. Shtëpinë grupi i parë i ekspertëve ua kishte nxjerrë të pabanueshme dhe Edison Llyçi kryefamiljari shprehet se të jatit të tij Palit, që tashmë nuk jeton më ia kishin vlerësuar DS 4. ” Babai i cili është larguar nga jeta para 3 javësh, kishte shkuar në njësinë administrative dhe ka firmosur letrat, por me idenë për DS4. Pas disa ditësh unë lexoj letrat dhe shoh që kishte firmosur për dëm DS2 dhe me përfitim 2. 5 milion lekë të vjetra” shprehet Edisoni” po ju e shihni situatën çfarë të bëj unë me 2.5 milion të vjetra si ta rregulloj këtë shtëpi kur në fakt me kaq lekë as çatia nuk rregullohet”.

Ai tregon se ka trokitur në shumë dyer dhe nuk ka gjetur zgjidhje kështu me ato të ardhura bënë një barake ku flinin prindërit e tij, kurse ai me bashkëshorten dhe tre fëmijët flenë në një kontenier që ua ka dhuruar Karitasi. Pas vdekjes së të atit i biri i tij që bëri edhe denoncimin në Fiks Fare ishte zhvendosur nga kontenieri dhe flinte në baraken plot lagështi bashkë me gjyshen.

Kushtet ishin të mjerueshme të familjes Llyçi dhe kësaj i shtohej edhe papunësia e kryefamiljarit dhe sëmundjet e të shoqes dhe të fëmijëve.
Fiksi iu drejtua Njësisë Administrative Sukth ku kryetari i kësaj njësie i takoi personalisht dhe shpjegoi se vlerësimi i dëmeve është bërë nga disa grupe. Edhe pse grupi i parë që ishin përfaqësues nga Kosova dhe Sllovenia e kishte nxjerrë shtëpinë e pabanueshme DS4, grupi i dytë me inxhinier nga Bashkia Durrës e kishte vlerësuar dëmin në DS2.

LEXO EDHE:  Kasapët akuza AKU-së për abuzim dhe korrupsion

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Qeveria mashtron me rimbursimin e ilaçeve

Dhe vlerësimi i grupit të dytë ishte marrë për bazë dhe më pas ishte bërë edhe dëmshpërblimi për familjen. Por nuk iu përgjigj dot pyetjes së Edisonit kur i tha se i ati nuk ishtë vënë në dijeni se për çfarë po firmoste, pasi ai kishte firmosur për DS4 ndërkohë që në letra shkruhej DS2. Kryetari shpjegon se në njësi nuk kanë dokumentacion për ekspertizën e parë që ëdhtë bërë nga kosovarët dhe sllovenët, por që Edisoni duhet t’i drejtohej me një kërkesë për ekspërtizë të re të shtëpisë zyrës së Rindërtimit në Bashkinë Durrës.

Edison Llyçi bashkë me gazetaren e Fiksit iu drejtuan Bashkisë Durrës, ku zëdhënësi i saj shpjegoi se vlerësimi është bërë nga inxhinierë dhe nuk mund të fliste në lidhje me këtë, pasi çdo inxhinier që ka hedhur firmën mban përgjegjësi ligjore. Ai shpjegoi ankuesin se me dokumentat që zotëron të bëj një ankesë drejtuar Institutit të Ndërtimit për një rivlerësim të banesës, pasi vetëm ky institucion ka të drejtën për ta bërë. Në bazë të ekspertizës se re do vazhdohet edhe më tej për dëmshperblimin.

Edison  falenderoi Fiks Fare, pasi kishte një vit që sorollatej nëpër zyrat e shtetit dhe nuk kishte mundur të merrte një pergjigje./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Publikuar

-

Nga

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Emisioni “Stop” mbrëmjen e së premtes ka trajtuar një rast mashtrimi, që i është bërë një familjeje të varfër me dy fëmijë, që vuajnë nga sëmundje kronike. Për shkak të pamundësisë së jetesës gruaja e familjes, Silvana Kanani, bëri një apel në rrjetet sociale për ndihmë dhe u mblodhën rreth 800 Euro kontribute nga qytetarët e sensibilizuar.

Pikërisht në këtë moment kjo familje bie pre e një mashtrimi nga një person, i cili fillimisht u hoq si Florian Marku, boksieri i njohur.

“Stop” shkoi pranë familjes dhe ka folur me Mimoza Kananin, e cila ka treguar të gjithë historinë. “Kam bërë një postim në rrjetet sociale, kam bërë një apel për ndihmë. Burri më është vrarë me biçikletë dhe nuk mundet të punojë. Fëmijët kërkonin bukë dhe unë bëra një apel për ndihmë”, thotë Silvana.

Më tej Kanani tregon se  kur njerëzit filluan ta ndihmonin, e kontaktoi një person me emrin Florian Marku dhe i kishte premtuar se do ta ndihmonte por i mori 800 Euro.

Më tha që do të gjente punë për burrin. Më tha që do vinte një djalë që do merrte 150 Euro për një sobë, por ai erdhi mori lekët dhe nuk erdhi më. Më pas mora djalin që hiqet si Florian Marku dhe i thash se kur do vinte soba, ai më tha që të prisja se soba do vinte me gjithë drutë”, shton ajo.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Qeveria mashtron me rimbursimin e ilaçeve

LEXO EDHE:  VIDEOT/ “Stop” zbardh manipulimet e referendumit të PS-së

Por Silvana shton se ajo u kishte nisur dhe para të tjera për qiranë e shtëpisë dhe kur u kishte dërguar 750 Euro, ata i kishin bërë bllok në mediat sociale dhe nuk i hapnin më telefonit. Në fund ajo ka mësuar se paratë e saj janë përdorur nga Ervin Mecani, i cili e kishte mashtruar.

Të gjitha lekët që i janë marrë nënës me fëmijë të sëmurë ishin përdorur për të blerë syze të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë nga Ervin Mecani në Maqedoninë e Veriut.

“Stop” ka siguruar shumë të dhëna dhe rezulton, se bëhet fjalë për dy persona, njëri që njeh familjen, që ra viktimë dhe tjetri në Strugë të Maqedonisë, ku janë transferuar shumat në tre transferta. Çështja e mashtrimit është tashmë në prokurorinë e Tiranës./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Kuçovë, Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Kuçovë, Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje

Nxënësit marrin rezistenca me vete edhe pse shkolla e tyre është e re ‘fringo’. Shkolla 9- vjeçare ’18 Tetori’ është inaguruar në muajin shtator të vitit që lamë pas, por nuk është përfshirë në projektin e saj sistemi i ngrohjes. Kjo shkollë në Kuçovë u ndërtua nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve , ndërkohë dhe Bashkia Kuçovë ka investuar 30 përqind të vlerës.

Prindërit ankohen duke marrë shkasë edhe nga ulja e temperaturave në vendin tonë, që kanë kapur edhe shifrat nën zero, se fëmijët e tyre e kanë të pamundur të zhvillojnë mësimin në këto temperatura.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Kuçovë për ta parë nga afër situatën. Takojnë vetë nxënësit të cilët thonë se në shkollë mungon ngrohja dhe kanë qenë të detyruar për të blerë rezistenca për ngrohje në klasa. Problemi i tyre nuk mbaron me kaq . Edhe pse kanë shtuar lekë për të blerë rezistencat në klasa sërish mbeten pa ngrohje, sepse shpesh ju shkëputet energjia elektrike. Nxënësit tregojnë për gazetarët e Fiksit se nëpër klasa qëndrojnë të veshur me xhupa.

Fiksi komunikoi edhe me drejtoreshën e shkollës ’18 Tetori’ Valbona Hoxhën ,e cila thotë se janë në bisedime me Bashkinë e Kuçovës për këtë problem. Por e vetmja zgjidhje e tanishme sipas saj mbeten rezistencat ngrohëse të blera nga nxënësit dhe mësuesit.

LEXO EDHE:  Kasapët akuza AKU-së për abuzim dhe korrupsion

LEXO EDHE:  Video-Stop/ Ja si po na vret çdo ditë pasiguria ushqimore

Duke qenë se shkolla është vetëm 4 muajshe , Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Kuçovë. Drejtoresha e Arsimit në bashki Kozeta Mara, thotë për Fiks Fare se për këtë problem në këshill ka kaluar projekti për kaldajën, por pritet që këto ditë të bëhet edhe miratimi i buxhetit. Ndërkohë ajo tregon se Bashkia e Kuçovës ka investuar rreth 30 përqind të vlerës, pra 760 milion lekë të vjetra për ndërtimin e shkollës, në një projekt që nuk përmbante sistem ngrohje.

Por edhe për këtë drejtoresha ka një përgjigje duke ia faturuar fajin ish kryetarit të bashkisë , pasi projekti është miratuar asokohe. Drejtoresha Mara shprehet se pavarësisht problemeve të shumta, bashkia nuk po qëndron pa bërë gjë. Ajo zotohet për Fiksin se shumë shpejt ky problem do zgjidhet./ tch

LEXO TE PLOTE