Connect with Us

Merkeli paralajmëron ndryshim në barazpeshën globale prej pandemisë

Bota

Merkeli paralajmëron ndryshim në barazpeshën globale prej pandemisë

Publikuar

-

Merkeli paralajmëron ndryshim në barazpeshën globale prej pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se duhet të pyesim veten se ku do të përfundojë Evropa pas krizës. Në samitin digjital të qeverisë gjermane, kancelarja tha se Kina dhe Koreja e Jugut aktualisht po përjetojnë përsëri një rritje ekonomike. Njerëzit atje të gjithë mbajnë maska ​​dhe nuk ka demonstrata të jo konformistëve, theksoi Merkel.

Gjermania nuk mund dhe nuk dëshiron të përdorë të njëjtat mjete për të luftuar virusin si Kina me sistemin e saj të kontrollit. Sidoqoftë, duhet bërë një përpjekje për të qenë në gjendje të vazhdojmë teknologjikisht.

Ritmi i ngadaltë në ndryshimin digjital është një problem i madh, tha ajo. Kancelarja shpjegoi se urgjenca ende nuk njihet sa duhet në shumë fusha. Kjo çon në atë, që në një moment Gjermania thjesht të jetë e fundit që ecën në radhë.

Sovraniteti i të dhënave të ndjeshme

Kancelarja Angela Merkel kërkoi më tej që të gjitha vlerat tona të zbatohen edhe në botën digjitale. Mbi të gjitha, në botën e punës, shëndetit dhe etikës, theksoi ajo. “Humanizmi i shoqërisë sonë vetëkuptohet që duhet të mbetet edhe në botën digjitale,” tha kancelarja në Dortmund.

LEXO EDHE:  Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Në të ardhmen, të dhënat do të jenë sa produkt ekonomik, aq edhe vlerë e shoqërisë. Merkeli paralajmëroi që në ruajtjen dhe shkëmbimin e të dhënave kaq të ndjeshme të mos bëhemi të varur nga korporatat e mëdha. Përkundrazi, ajo tha se qasja duhet të jetë që “Evropa mund të bëjë gjithçka, duke përfshirë zhvillimin me sukses dhe funksionimin e strukturës së saj të të dhënave”.

Republika Federale e Gjermanisë duhet të ketë sukses në garantimin e sovranitetit të saj të të dhënave, dhe kjo përfshin infrastrukturën e saj të të dhënave, u tha në samit.

Me këtë rast aty u paraqit projekti Gaia-X. Gaia-X është një infrastrukturë e të dhënave në rrjet, d.m.th. një e ashtuquajtur re e të dhënave, në një nivel evropian. Përfaqësuesi i Ministrisë Federale të Ekonomisë për Ekonominë Digjitale, Thomas Jarzombek, tha se përparësia e këtij projekti është ndërveprimi i tij. Gaia-X është konceptuar si alternativë ndaj ofruesve amerikanë dhe kinezë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Publikuar

-

Nga

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Në Rusi, një gjykatës dha urdhër për ta dërguar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny në paraburgim për 30 ditë, pa përfillur thirrjet e vendeve perëndimore për të liruar menjëherë politikanin e opozitës.

Vendimi merret një ditë pasi policia e ndaloi atë në aeroport ndërsa ai kthehej në vendin e tij për herë të parë që kur u helmua me një agjent nervor ushtarak dhe mund të jetë hapi i parë që ai të burgoset për një periudhë të gjatë.

Gjyqtari tha se vendimi jepej pasi Navalny kishte shkelur kushtet e një dënimi të pezulluar me burg.

Shërbimet e burgjeve të Moskës kishin aplikuar për të kthyer në fuqi në fund të muajit dënimin e pezulluar prej 3.5 vjetësh, ku ai u gjet fajtor për përvetësim. Zoti Navalny thotë se akuzat ishin të manipuluara. Ai përballet edhe me tre çështje të tjera penale.

Kombet e Bashkuara dhe vendet e Perëndimit i bënë thirrje Moskës para marrjes së vendimit që ta linin të lirë zotin Navalny. Disa vende kanë bërë thirrje për sanksione të reja nga Bashkimi Evropian si reagim për helmimin e opozitarit Navalny. Moska u kundërpërgjigj duke thënë se ata nuk duhet të ndërhynin në punët e brendshme.

LEXO EDHE:  Helmut Kohl, Gjiganti i Evropës së fundshekullit XX-të, që realizoi bashkimin e Gjermanisë

LEXO EDHE:  Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Përmes një video të postuar në Twitter pas marrjes së vendimit, zoti Navalny u bëri thirrje rusëve që të dalin në protesta.

Mos u frikësoni, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, por për veten tuaj, për të ardhmen tuaj,” shkruante zoti Navalny.

Ai e quajti trajtimin e tij të paligjshëm në bazë të ligjit rus ndërsa sulmoi Presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për shkelje të kodit penal./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Publikuar

-

Nga

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve që dozat e vaksinave t’i shpërndajnë në mënyrë më të barabartë në të gjithë botën. Ai tha se perspektivat për shpërndarje të barabartë janë në “rrezik serioz”.

Tedros i bëri komentet në hapje të takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së. Skema e OBSH-së për shpëndarjen e vaksinave, e njohur si COVAX, synon të nisë aktivitetin muajin e ardhshëm. COVAX ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vende më të varfra. Tedros tha se 44 marrëveshje dypalëshe janë nënshkruar vitin e kaluar dhe së paku 12 janë nënshkruar këtë vit.

LEXO EDHE:  Gjermania “shuplakë” Ramës/ Jo, hapjes së negociatave?

LEXO EDHE:  Çfarë na ka mësuar reagimi i Gjermanisë ndaj koronavirusit

“Kjo mund t’i vonojë dërgesat e COVAX-it dhe të krijojë pikërisht skenarin që COVAX ka synuar ta shmangë: grumbullime, treg kaotik, përgjigje e pakoordinuar dhe përçarje e vazhdueshme sociale dhe ekonomike”, tha Tedros.

Qasja “unë i pari” i la në rrezik më të varfrit dhe më të cenueshmit e botës, tha Tedros.

“Në fund të fundit, këto veprime vetëm se do ta zgjasin pandeminë”, shtoi ai, duke iu bërë thirrje vendeve që të shmangin gabimet që janë bërë gjatë pandemive H1N1 dhe HIV. Tedros tha se më shumë se 39 milionë doza vaksinash janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza në një vend të varfër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Publikuar

-

Nga

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Rënia e numri të të infektuarve, ka bërë që shteti fqinj, Greqi, të lehtësoi për herë të parë masat për këtë vit.

Kështu dyqanet greke kanë rihapur dyert sot , ndërsa zëvendëskryeministri Adonis Georgiadis i bëri thirrje publikut të vazhdojë të respektojë masat e rrepta, sidomos duke shmangur grumbullimet.

“Nëse rregullat nuk ndiqen, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim dyqanet përsëri”, ka thënë ai për mediat vendase duke shtuar se ”lëvizja do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një rritje të rasteve të reja”.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër nëse hapet ekonomia dhe kjo çon në më shumë kontakte. Sidoqoftë, nëse rastet rriten, masat e bllokimit do të duhet të kthehen përsëri”, paralajmëroi ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE