Connect with Us

Manastirliu takim me familjarët e pacientëve me Covid/ Tableta të posaçme për të ndërmjetësuar komunikimin

Aktualitet

Manastirliu takim me familjarët e pacientëve me Covid/ Tableta të posaçme për të ndërmjetësuar komunikimin

Publikuar

-

Manastirliu takim me familjarët e pacientëve me Covid/ Tableta të posaçme për të ndërmjetësuar komunikimin mes tyre

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Covid19, në pikën e informacionit të ngritur pranë spitalit infektiv, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të folur për elementët e rinj të komunikimit të familjarëve me pacientët.

E mirëkuptoj që ju doni të komunikoni. QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin. Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për të t’i vendosur në kontakt familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid”, tha Manastirliu.

Shefja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo, duke i’u përgjigjur nevojave të familjarëve, u shpreh se ata duhet të dëgjojnë dhe të besojnë vetëm mjekun kurues dhe të mos marrin informacione të gabuara.

LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Mbërrijnë 30 mijë doza vaksine Astra Zeneca në Shqipëri

Ju keni një hall të madh dhe ju mirëkuptojmë. Por jo çdo njeri që shikoni në rrugë do e kapni për të marrë informacion sepse do të merrni informacione të gabuara. Informacionin e saktë e merrni vetëm nga mjeku kurues” u përgjigj shefja e spitalit infektiv.

Familjarët e pacientëve kërkuan vendosjen e një komunikimi me koordinatorët në orare të caktuara por edhe fleksibilitet ne orare. Sipas rregullave të vendosura të komunikimit familjarët mund të dërgojnë sendet personale të të afërmeve apo të marrin informacion në oraret 9-11 paradite dhe 16-17 pasdite në pikën e informacionit të caktuar pranë spitalit infektiv. Tabletat e vendosura në dispozicion do të shërbejnë për të bërë lidhjen mes familjarëve dhe pacientëve, me koordinimin e administratës së spitaleve COVID./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Partisë Demokratike/ Andi Bushati: Një radikalizëm fals, ja çfarë synon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike parashtroi sot tri çështjet kryesore për mënyrën se si do të vijojë betejën e saj parlamentare.

Ajo renditi ‘vjedhjen e zgjedhjeve’, ‘inceneratorët’ dhe çështjen ‘Beccheti’, që sipas opozitës shqiptarët duhet t’i paguajnë sipërmarrësit italian 120 milionë euro për shkak të kryeministrit Edi Rama.

Kjo temë i diskutua mbrëmjen e sotme në “Shock” në Euronews Albania. Analisti Andi Bushati thotë se ky ‘radikalizim” i Partisë Demokratike është fals, duke shtuar se ajo ka patuar lëvizje edhe më të bujshme, por në fund është tërhequr.



Një lloj radikalizmi fals, sepse kjo opozitë ka përdorur shumë masa radikale dhe në fund është tërhequr. Ky radikalizëm i duhet në këtë moment për të bërë rolin e opozitës radikale për të sfumuar lëvizjen e Berishës”, tha ai.

LEXO EDHE:  “Rasti im kërkon investigim”/ Pipero reagon për herë të parë pas infektimit dhe ngre pikpyetje

LEXO EDHE:  Britania miraton e para vaksinën Pfizer/ Hyn në përdorim javën e ardhshme

Por pse pikërisht PD-ja po kërkon ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare për çështjet e mësipërme, këtë taktikë të z. Basha, analisti Bushati e lidh me përjashtimin e Berishës dhe gjendjen aktuale ku ndodhet sot PD-ja.

Nëse ka një problem PD dhe opozita, që të flasë për incineratorët, ka tre vjet që e bën, me gjithë këto kauza pati rezultatin e 25 prillit. Problemi real është se ka një problem me Sali Berishën dhe bazën e partisë, e cila po shkon drejt Berishës. Bashës po i ikin dhe niveli drejtues dhe baza e dytë dhe për ta fshehur këtë katastrofë që po i ndodh, mundohet të bëjë lëvizje si këto, që mua më duket në kufijtë e qesharakes”, tha ai./Euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Shfaqje teatrale nga Serbia”/ Rama: Kosova nuk është pa zot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se situata në veri të Kosovës duhet të ç’tensionohet dhe të kërkohet dialog.

I ftuar në emisionin “Open”, kryeministri tha se e gjitha kjo që po bëhet në anën tjetër të Kosovës është një shfaqje teatrale, ndaj së cilës nxiten qytetarë serbë të Kosovës në një drejtim të gabuar.



Situta të ç’tensionohet dhe të kërkohet dialog. I gjithë reagimi është një shfaqje teatrale që po bëhet në anën tjetër të Kosovës, nxisin sebët që janë qytetarë të Kosovës, duke inspiruar në drejtimin e gabuar. Kosova nuk është territor pa zot, mbas Kosovës është një alenacë e tërë luftarake. Kjo është një situatë që tension që i kthen në pengje qytetarët serbë të Kosovës”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.



“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE