Blog
Kur dështojnë ekspertët, koston e paguajmë të gjithë

Nga David Mamet “The Wall Street Journal”
Të pasurit dhe të fuqishmit, duhet të zgjerojnë vazhdimisht operacionet e tyre. Por edhe nëse e lënë kapitalin e tyre të flejë, ata do të kenë nevojë për llogaritarë, agjentë të aksioneve dhe këshilltarë. E si do t’i zgjedhin këta vartës? Sipas mendimit që japin këshilltarët e tjerë.
Ata që janë më pranë shefit do të kenë më shumë ndikim. Ky është rasti edhe për pushtetin qeveritar. Në një lloj kuptimi ne të gjithë jemi budallenj, pasi askush nuk mund të dijë gjithçka. Atëherë të gjithë duhet t’u besojmë të tjerëve për ekspertizën që zotërojnë, dhe që të gjithë bëjmë gabime.
Tmerri i një ekonomie të komanduar, nuk është se zyrtarët do të bëjnë gabime, por që ato gabime nuk do të pranohen apo korrigjohen ndonjëherë. Po në lidhje me ekonominë tonë të tregut? Kush do të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin e saj? Pa dyshim që shkatërrimi i saj u bë për arsye madhore si jeta e njeriut, por karantina nuk arriti atë që duhej të përmbushte.
Dhe ne e kemi edhe më herët këtë lloj paaftësie të paturpshme. Kujtoni pak profesor Frederik Lindeman, një këshilltar i ngushtë i Uiston Çërçillit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte një akses të veçantë tek kryeministri. Ekspertët e tjerë, nuk mund t’i afroheshin Çërçillit, nëse nuk kalonin përmes Lindemanit.
Ai u grind me të gjithë ata që i konsideronte si një kërcënim. Pozicioni i tij u kërcënua veçanërisht nga Sër Henri Tizard, shkencëtari që ndihmoi në zhvillimin e radarit, një nga shpikjet më të dobishme gjatë luftës. Natyrisht Lindeman e tallte atë.
Më vonë, Lindeman hodhi poshtë mundësinë që gjermanët të zhvillonin një raketë me karburant të lëngshëm, të aftë për të bombarduar Londrën, raketat V-2. Lindeman u nderua deri në fund të jetës së tij. Ose kujtoni pak këshilltarin shkencor të Josif Stalinit, Trofim Lisenkon.
Edhe ai kishte një qasje të privilegjuar tek shefi i madh. Lisenko besonte se bimët, ashtu si komunistët e mirë, mund të “edukoheshin”. Kështu sipas tij bizelet dhe gruri mund të “stërviteshin”që të rriteshin edhe në dimër. Duke vepruar sipas teorive të çmendura të Lisenkos, Ministria sovjetike e Bujqësisë, shkatërroi të mbjellat në gjithë Euroazinë, duke shkaktuar vdekjen nga uria të10 milion njerëzve.
Më vonë idetë e tij ndikuan në politikat bujqësore në Kinën e Maos, dhe vranë disa miliona njerëz të tjerë. Por Lisenko ishte një lajkatar i talentuar. Ai i mbijetoi sundimi tëStalinit dhe Nikita Hrushovit, duke vdekur në paqe në vitin 1976. Tani kemi ndryshimin e klimës, dhe alarmuesit e tij.
Në vitin 2001, një raport nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës,iu referua një studimi të kohëve të fundit, duke pretenduar se temperatura e Tokës ishte rritur në mënyrë dramatike gjatë periudhës që përkon me futjen në përdorim të lëndëve djegëse fosile. Media e mbështetur nga ato pjesë të “komunitetit shkencor” që ajo zgjodhi të vlerësonte, e paraqiti këtë analizë si të ishte një fakt i padiskutueshëm. Në fakt, ajo ishte e mbushur plot me probleme. Tani së fundmi kemi pandeminë e Covid-19.
“The Neë England Journal of Medicine”,raporton se maskat janë të padobishme jashtë mjediseve spitalore, dhe ka shumë pak gjasa që dikush të preket nga koronavirusi, si pasojë e një “ndërveprimi social në një ambient publik”. Lajm i lumtur, me përjashtim të faktit se të njëjtët ekspertë u tërhoqën një javë më vonë.
E çfarë dëmesh mund të shkaktojë mbyllja? Një pandemi u lejua ta shkatërronte ekonominë amerikane. Dhjetëra miliona janë pushuar nga puna, dhe mbulojnë fytyrat me maska kur ecin rrugëve nga frika e fqinjëve të tyre.
Një miku im ka një restorant. Ai po shkon drejt falimentit. Ai kishte disa tavolina jashtë, por dimri po afrohet, ndaj po porosit ngrohëse të reja deri në pranverën e ardhshme. Për momentin por reziston. Dikush “lejohet“ të ulet në tryezat e restorantit të tij dhe të hajë pa maskë. Në fakt, si do të hante dikush duke mbajtur një maskë?
A e di virusi se dikush është ulur aty?Ai përshëndeti dy klientë të rregullt mbrëmjen e shkuar,dhe u ul në tryezën e tyre për të biseduar. E hoqi maskën. Klienti e informoi atë se rregullorja thotë që punonjësve të një restoranti u kërkohet me ligj që të mbajnë maskë në çdo kohë.
Pronari e vuri maskën në fytyrë dhe u ngrit. Por a e di virusi se ai është punonjës i restorantit? Me kë do të zihej ai, duke qenë vetë punonjës dhe pronar? Me virusin?Virusi këtu është qeveria – ose të paktën të paaftët që këshillojnë sundimtarët tanë, dhe që nuk mund të pranojnë legjitimitetin e mendimit kundër. Në mungesë të ndërhyrjes, ky virus mund të vrasë në fund organizmin pritës./Përshtati në shqip CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Si lindi teoria e pllakave tektonike, që shpjegon ndodhjen e tërmeteve
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej të ishte statike dhe e ngurtë. Por teoria e tektonikës së pllakave, e ka...

Mansa Musa, kush ishte njeriu më i pasur në histori
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u shkon më shpesh mendja tek industrialistët e epokës moderne, si Rotçajldët apo Rokefeler-ët. Ndoshta...