Connect with Us

“Ka udhëtuar 22 herë me helikopter në Dibër”/ PD kërkon shkarkimin e Xhaçkës

Politikë

“Ka udhëtuar 22 herë me helikopter në Dibër”/ PD kërkon shkarkimin e Xhaçkës

Publikuar

-

“Ka udhëtuar 22 herë me helikopter në Dibër”/ PD kërkon shkarkimin e Xhaçkës

Partia Demokratike ka vijuar edhe pasditen e sotme me akuza në drejtim të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në një dalje për mediat, ish deputetja Albana Vokshi u shpreh se kryeministri Rama duhet të shkarkonte ministren, e cila sipas demokratëve ka udhëruar 22 herë me helikopterin e ushtrisë për fushatë në Dibër.

Sipas Vokshit, mijëra familje sot po vuajnë mungesën e ilaçeve anti Covid për shkak të muindësive ekonomike, ndërsa minsitja shpenzon mijëra euro për luks.

Deklarata e plotë: 

Prej me shumë se një jave Partia Demokratike ka denoncuar abuzimin me postin të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. Që kur është emëruar drejtuese politike e Edi Ramës në Dibër, ajo ka përdorur helikopterin ushtarak për fushatën e Partisë Socialiste në Dibër.

Këtë e kemi denoncuar më fakte konkrete dhe prova filmike.

Deri më sot, nuk ka asnjë sqarim nga Ministrja e Mbrojtjes për qytetarët shqiptarë. Pse Olta Xhaçka duhet të shkojë në mbledhje partie me helikopter dhe pse qytetarët duhet të vuajnë pasojat e këtij abuzimi që kushton mbi 100 milionë lekë.

Vetëm në dy muajt e fundit, për të dërguar dhe për të marrë Olta Xhaçkën nga Dibra, helikopteri ushtarak ka udhëtuar 22 herë nga Farka në Peshkopi dhe anasjellas. Ka patur raste që zonja ministre ka përtuar të shkojë deri në Farkë dhe helikopteri e ka marrë apo e ka lënë poshtë zyrës së saj në Ministrinë e Mbrojtjes.

Olta Xhaçka hesht, edhe pse është kapur në flagrancë në një shkelje, të përsëritur, të kryer në vijimësi, me vetëdije të plotë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 100 milionë lekë. Edhe Edi Rama hesht, megjithëse abuzimi me detyrën nga vartësja e tij, është flagrant. Më e pakta, që mund të bëntë një kryeministër normal, do të ishte shkarkimi i Ministres së Mbrojtjes për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike për interes privat partiak.

Ministrja nuk flet, pasi e di se ky rast abuzimi i kushton më shumë sesa një vend në qeveri. Edi Rama bën sikur nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar, sepse ka të njëjtën mendësi për luksin e shfrenuar me paratë e taksapaguesve.

Përdorimi i helikopterit ushtarak për punët private partiake të qeverisë ka treguar para shqiptarëve dhe partnerëve se ky rast nuk është vetëm papërgjegjshmëri apo abuzim me fondet.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës tregon prapaskenat/Ndjeshmëria e Ramës pas debateve të forta

Ky është një rast flagrant sesi çdo burim i administratës shtetërore vendoset në shërbim të karrikes së pushtetit të një personi të vetëm, Edi Ramës.

Në ekran po shfaqen edhe një herë datat, kur Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste. Brenda ditës, helikopteri ka shkuar në Dibër, është kthyer, në Tiranë, ka shkuar prapë në Dibër pasdite për ta marrë, pasi ka inspektuar rrugë lokale dhe ka bërë mbledhje partie.

Helikopteri e ka bërë këtë plot 22 herë për 2 muaj. Çdo vajtje në Dibër e Olta Xhaçkës me helikoptërin ushtarak kushton nga 5-10 mijë euro.

Mijëra familje vuajnë sot pamundësinë e blerjes së ilaçeve anticovid, pamundësinë e bërjes së një tamponi që në privat kushton 100 euro, pamundësinë e blerjes apo edhe të gjetjes së një bombole oksigjeni. Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes shpërdoron 100 milionë lekë për 2 muaj për udhëtime me helicopter ushtarak, që e përdor si taksi private për fushatën elektorale të PS.

Qindra nëna nuk kanë ç’t’u japin fëmijëve të tyre, nuk i çojnë dot në shkolla, nuk u sigurojnë dot arsimim, ndërkohë që për mbledhje partie në Peshkopi për pushtetin e Edi Ramës, Olta Xhaçka harxhon 10 mijë Euro me helikopter.

Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe me fondet publike.

Qytetarët nuk meritojnë këtë pushtet arrogant, brutal dhe të pandjeshëm. Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për interesin e tyre!/CNA.al.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka folur për revolucionin dixhital.

Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të bëhej dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Publikuar

-

Nga

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Ura 50-vjeçare e Tapizës, një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi i trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar për të shmangur trafikun që krijohej në këtë zonë.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati brenda 10 muajsh, para datës 1 shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Basha: SHBA e di për lidhjen e Ramës me krimin

LEXO EDHE:  Shtrënguan duart në sytë e të gjithë shqiptarëve/Çfarë bënë më pas Rama dhe Basha?

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 1 shtator”, theksoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksinimi në Durrës drejt fundit/ Rama: Burrat janë më të trembur se gratë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu dhe Shefja e ISHP-së Silva Bino gjatë ditës së sotme kanë vizituar nga afer procesin e vaksinimit për të moshuarit mbi 80 vjec në qytetin e Durrësit.

Rama tha se vaksinimi ndaj të moshuarve dhe bluzave të bardha është drejt fundit si dhe nuk munguan batutat me të moshuarit në sallë.

Silva Bino: Ka më shumë burra se gra
Rama: Ne jemi më të trembur se gratë
Qytetari: Unë jam trim
Rama: Para gruas nuk je trim
Qytetari: Ashtu ëë
Rama: Ju uroj shëndet
Ndër të tjera Rama tha se brenda 15 marsit me ardhjen e vaksinave, AstraZeneca do të nisë vaksinimi i mësuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE