Connect with Us

“Jam për mbylljen e shkollave”/ Kryemadhi leksion Ramës: Të marrë nga një ambient në çdo pallat…

Politikë

“Jam për mbylljen e shkollave”/ Kryemadhi leksion Ramës: Të marrë nga një ambient në çdo pallat…

Publikuar

-

“Jam për mbylljen e shkollave”/ Kryemadhi leksion Ramës: Të marrë nga një ambient në çdo pallat…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme mbi mundësinë e mbylljes së vendit në një karantinë të dytë.

Ajo tha në emisionin “Real Story” se është kundër mbylljes së vendit por pro mbylljes së shkollave.

Kryemadhi deklaroi se shkollat duhet të mbyllen dhe mësimdhënia duhet të bëhet në klasa të dedikuara për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

Unë jam për e shkollave. Në një diskutim që kemi pasur për arsimin, mbyllja e shkollave nuk ka të bëjë me programe politike, por duhet të ketë njerëz të përgatitur. Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues. Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike.

Të bëhet mësim në komunitet, pasi administratorët kanë një database të nxënësve. Çdo pallat ka ambiente, qeveria të marrë nga një ambient në çdo pallat. Një pallat ka 4 nxënës të klasës së parë dhe një mësuese me 4 nxënës bën mësim shumë mirë. Realizohet se SHBA e kanë propozuar anglishten në komunitet. Nëse SHBA do të bëjë anglisht në komunitet, pse të mos bëjnë dhe ne arsim në komunitet për klasat e para, dyta, treta e katërta. Lëndët sociale mund të bëhen online, por matematike, bukurshkrimi mund të bëhen në komunitet. Komunitetin e realizojnë të gjithë. Çdo pallat e ka një ambient bosh që mund të ja vejë në dispozicion për arsimin në komunitet”, theksoi kryetarja e LSI-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkërmoqja e LSI/Avokati dhe biznesmeni largohet nga partia e Monës

Publikuar

-

Nga

Avokati dhe biznesmeni braktis LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim po braktiset çdo ditë e më shumë. Pas largimit të një sërë ish deputetëve si Robert Bitri, Nasip Naço, Lefter Koka apo edhe drejtuesve dhe këshilltarëve bashkiak, ditën e sotme LSI ka marrë një tjetër goditje.

Avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit kryesor të LSI në qarkun Korçë, por edhe aktivist ka vendosur të lagohet nga partia e Metës dhe Kryemadhit.

CNA.al kontaktoi me Xhafën, i cili në prononcimin e tij e pohoi këtë lajm.

“Kam pasur mosmarrveshje me strukturat lokale dhe mendoj të largohem”, tha Esmerald Xhafa për CNA.al.

Por burime i thanë CNA.al se largimi i Esmerald Xhafajt erdhi pas debateve dhe përplasjeve që ka pasur me drejtuesin e LSI për Qarkun Korçë, Endrit Braimllari.

LEXO EDHE:  Basha “hedh” Ramën kundër Kosovës/ “Nuk na duhet një zuzar më shumë”

LEXO EDHE:  Rama mbledh qeverinë/ Bashkon sërish të larguarit dhe ministrat e rinj

Por nga ajo që shihet çdo ditë dhe pas largimeve të shumta, LSI ka nisur të dobësohet ndjeshëm, duke mos pasur më mbështetje të madhe të qytetarëve. Një gjë të tillë e kanë vërtetuar edhe sondazhet që kanë dalë në disa media, përfshirë këtu edhe median pranë Metës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sandër Lleshaj, “kapteri i dështuar” i Rilindjes

Publikuar

-

Nga

Sandër Lleshaj, “kapteti i dështuar” i Rilindjes

Sot u shfaq në Gjykatë, siç raportuan edhe mediat, Sandër Lleshaj, ministri i dorëhequr pas vrasjes së Klodian Rashës.

Njeriu më i dështuar në Ministrinë e Brendshme, njeriu që la gradën e gjeneralit të ushtrisë për tu bërë një ‘kapter partie’, njeriu që bleu një BMW luksoze e cila me çmimin e  tregut shkonte rreth 100 milionë. Njeriu që mbante  detyrën e ministirt kur u shemb Teatri, apo kur u vra njeri.Njeriu i sa e sa skandaleve në institucionin e rendit publik në Shqipëri.

Sot, Sandër Lleshaj u shfaq para Gjykatës pas një padie që ka bërë ndaj CNA.al në lidhje me publikimin që ne kemi bërë për BMW e tij luksoze disa muaj më parë. Fillimisht atë e mohuan , një makinë që qarkulloi me targa fallco dhe pa siguracion. Më pas, ne përgatitëm dokumentat  e rregullta dhe u deklarua dhe pranua publikisht se s’ishte me afërsi rreth 100 milionë, por thjesht dhe vetëm 50 mijë euro, në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit.

Nga ana tjetër, Sandër Lleshaj, solli dhe letra që tregonin që ishte 70 mijë euro, por vetëm ky mund  ta merrte me një çmim 50 mijë euro, pa llogaritur  këtu TVSH pasi bashkë me të shkon dhe 60 mijë sepse ishte ministër i Brendshëm dhe e kishte siguruar ai.

Gjithsesi, përtej këtyre brockullave që ka përdorur si justifikime, fakti është  se BMW ka ekzistuar , por sot Sandër Lleshaj në Gjykatë, nuk kishte hallin e BMW, e kishte harruar debatin në Parlament dhe fyerjet që përdori ndaj CNA.al, por u paraqit në Gjykatë, a thua se është njeri i ndershëm dhe hallin e madh e kishte se ndihej i fyer se e kishin quajtur ‘kapter partie’ . 

Në fakt Sandër Lleshaj, është ‘kapteri i dështuar’ i Rilindjes. Ky është termi që duhet  përdorur sepse në konceptin tonë si ministër i Brendshëm, është dështimi më i madh në historinë e 30 viteve.

Mjafton shembja e Teatrit dhe vrasja e të riut si argumenta.

Më tej, zoti Lleshaj, duhet ta dijë e çfarë është një ‘kapter partie’. Një ‘kapter partie’ është një i deleguar i partisë, ku në struktura është një krahasim që i bëhet ushtarakut në stukturën e një partie. Dhe Sander Lleshaj ishte një gjeneral ushtrie, ashtu si ne kemi thënë, i cili dorëzoi gradat e tij, për tu bërë ministër i Brendshëm, pasi Ilir Meta nuk  e dekretonte dhe u kthye në një ‘kapter partie’ pasi u delegua në Lezhë, ku dhe dështoi siç e ka pranuar vetë publikisht në opinion duke thënë se nuk është kaq i mirë në marrëdhëniet me njerëzit dhe publikun, apo marrëdhëniet politike.

Prandaj zoti Lleshaj nuk ka pse shqetësohet fare, ne do jemi në Gjykatë përballë tij, ashtu siç ke

mi fituar çdo gjyq tjetër, do ta fitojmë dhe me Sandër Lleshaj, pasi ne nuk mund të na e mbyllë gojën një ‘kapter i dështuar’ i Rilindjes, një ministër i përkohshëm i cili sot është  një qytetar i thjeshtë dhe të gjitha shkrimet, të gjitha akuzat kanë qenë ndaj institucionit të minististrit të Brendshëm, ndaj pozicionit që ai mbante.

LEXO EDHE:  Basha “hedh” Ramën kundër Kosovës/ “Nuk na duhet një zuzar më shumë”

LEXO EDHE:  Basha “hedh” Ramën kundër Kosovës/ “Nuk na duhet një zuzar më shumë”

Sot ai është një qytetar i lirë, nuk e dimë, a është më ‘kapter partie’ apo jo, sepse këtë di vetë ta zgjedhë, por ajo që është fakt dhe që ne do e përsërisim është që Sandër Lleshaj është ‘kapteri i dështuar’ i Rilindjes , apo ‘kapteri dështuar’ i Partisë Socialiste. Si ministër i Brendshëm, si i deleguar në Lezhë, e kështu me radhë.

Tani në fund, do vazhdojme t’i shtrojmë edhe një pyetje që i’a kemi thënë disa herë ne CNA.al.

Ajo vila në Gjirin e Lalzit, të cilën nuk e deklaron, por që ju e përdorni sistematikisht , pse nuk është në deklarimet e pasurisë tuaj? Pasi tashmë po ju japim dhe një informacion që do ta zhvillojmë dhe më tej.

Garda e Republikës ka pasur oficerë dhe ka kryer shërbim në atë vilë që ju nuk e deklaroni, që është në emër të dikujt tjetër, por që e posedoni ju, e përdorni ju prej shumë vitesh, gjithsesi ashtu siç kemi raportuar dhe më parë, do vazhdojmë të shkruajmë pa ndalim për çdo ‘kapter partie’, e ka emrin Sandër, e ka emrin Bledi Çuci, e ka emrin Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri, apo kushdo qoftë.

Megjithëse disa nga këta emra i ofendojmë po t’i krahasojmë me Sandër Lleshaj.

Gjithsesi, ne i rekomandojmë ish ministrit të dështuar, njeriut që do mbahet mend si ministër i Brendshëm, kur u vra një i ri i pafajshëm nga policia, njeriut që do mbahet mend si ministër i Brendshëm që shembi një Teatër dhe rrahu artistët, si ministër i Brendshëm që bleu një BMW luksoze në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit në Shqipëri, në ditët më të mëdha të mjerimit.

Gjithsesi, përballja do vazhdojë, ‘kapteri i dështuar’ i Rilindjes, duhet të jetë i bindur që ne nuk do ndalemi, nuk do bëjmë asnjë hap pas, përkundrazi do të jemi përballë tij, edhe pse tashmë kishim vendosur mos e kujtonim më sepse është një ‘kufomë politike’ dhe i pavlerë në të gjithë bëmat dhe gjëmat e tij.

Gjithsesi këtu do jemi, meqenëse dëshiron të jetë në treg, le të vazhdojmë betejën, por besojmë se në politikë ai ka marrë fund, ndoshta tani nuk vlen më as si ‘kapter’ i Rilindjes./CNA.al

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Skandali i denoncuar nga CNA.al/ Habit Lleshaj: BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro, jam krenar

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

BMW-ja luksoze/ Lleshaj kërkon të mbulojë skandalin, fsheh dokumentet

Denoncimi i skandalit/ Lleshaj zhdoganon BMW-në luksoze

Pasi bleu BMW-në luksoze, “kapter” Lleshaj shumëfishon gjobat

Si e lufton krimin dhe drogën, “kapter” Lleshaj

Gënjeshtrat publike të “kapter” Sandër Lleshajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka i përgjigjet Ballës/ Rama bën biznes me mafian dhe shtron darka luksi

Publikuar

-

Nga

Paloka i përgjigjet Ballës/ Rama bën biznes me mafian dhe shtron darka luksi

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla i cili tha pak më herët se kreu i PD e ka mik eurodeputetin e përfshirë në pastrimin e parave nga ‘Ndrangheta’, Lorenzo Cesa-n, dhe nëse bëhet tentativë për lidhje politike, atëhere ata do të shkojnë tek Basha.

Paloka thekson se ai që bën biznes me mafian dhe që trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave është Rama. Paloka nuk la pa kujtuar as darkën luksoze të ministrave në Dubai në kohën kur po përmbytej vendi.

“Ai qe ben biznes me mafian, qe trefishon pasurite e tij dhe te ministrave, qe dergon ministrat ne darka luksoze ne Dubai ndersa vendi permbytet…Eshte ai dhe vetem ai qe po shkaterron Shqiperine dhe demton reputacionin e saj nderkombetar, Edvin Rama! E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa , është të largojme Ramën !E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE