Showbizz
U tha se ka fituar Festivalin e Këngës/ Reagon Anxhela Peristeri: Budallallëk me brirë

Prej ditësh nëpër mediat online po qarkullon lajmi se Anxhela Peristeri është shpallur fituese dhe se ajo do të jetë këngëtarja që do të na përfaqësojë në Eurovizion.
U tha se Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të juries, por ky lajm u përgënjeshtrua nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka.
Këngëtarja tha në emisionin “Syri i Keq” se ky lajm është një budallallëk me brirë.
“Nuk kam dashur të flas fare për këtë pjesë, pasi ishte një budallallëk me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar.
Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dhe asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi”, u shpreh Anxhela./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Mbahuni fort!/ Modele më të nxehtë se kjo nuk keni parë
Savanna Santos është një nga modelet më seksi të Instagramit. Ajo numëron më shumë se 2 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Savanna tërheq vëmendjen e...

Pozon vetëm me bikini/ Njihuni me bukuroshen që ndez meshkujt me format “bombë”
Lyna Rita është një nga modelet që po bën namin në rrjetet sociale. Bukuroshja publikon foto shumë provokuese ku nguron të tregojë linjat e saj...