Sport
Fitorja e Shahtjorit bën “lëmsh” Grupin B, ja pse madrilenët janë të detyruar të fitojnë ndeshjen e fundit

Triumfi 2-0 i ukrainasve të Shahtjor Donjesk, ka bërë “lëmsh” Grupi B, të Ligës së Kampionëve. Me këtë 3-pikësh të besuarit e trajnerit Kastro, u ngjitën në vendin e dytë, duke ndezur shpresat e kualifikimit dhe duke tronditur ndjeshëm pozitat e madrilenëve të cilët janë futur në “vallen” e eliminimit.
Një rezultat ky që i shkon për shtat edhe zikaltërve të Kontes. Në rast se Interi triumfon në transfertë ndaj Mynshenglabahut, Reali është i dënuar të fitojë ndaj gjermanëve, pasi në të kundërt rrezikon eliminimin nga grupet.
Pasi një barazim në sfidën e fundit që do të luhet në Spanjë dhe një fitore e Shahtjor ndaj Interit në Milano, do të sillte kualifikimin e Mynshenglabah dhe Shahtjor.
Një fitore e Realit në ndeshjen e fundit dhe 2 fitore të Interit ndaj Mynshenglabahut dhe Shahjtorit do të sillnin kualifikimin e 2 skuadrave prestigjioze, Real dhe Inter, duke mos i lënë vend një surprize të mundshme.
Lajme të Rekomanduara:

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita....

Kalendar ferri për Skënderbeun, shikoni me kë luajnë korçarët në 3 ndeshjet e ardhshme
Skënderbeu barazoi dje 1-1 me Apoloninë, në një 90 minutësh që mund ta fitonte. Gjithsesi, gjërat nuk shkuan mirë, e kështu duhet të kënaqen me...