Cagliari pësoi ditën e sotme humbjen e 7-të radhazi në kampionat duke u mundur në transfertë 1-0 ndaj Genoas. Pas ndeshjes mendohej se drejtuesit e klubit mund të shkarkon trajnerin Di Francesco duke parë se skuadra renditet në vendin e 18-të dhe rrezikon rënien në Serie B.
Drejtuesit e Cagliarit i kanë habitur të gjithë më vendimin e tyre. Klubi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me Eusebio Di Francesco në 30 qershor të 2023. Një vendim që ka surprizuar jo pak edhe tifozët që prisnin largimin e trajnerit pas rezultateve zhgënjyese.