LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtues të paduruar, ja tre trajnerët që u bënë “kurbanë” në vetëm 5 javët e para të Superligës

1 Dhjetor 2020, 16:33, Sport CNA
Drejtues të paduruar, ja tre trajnerët që u bënë

Në futboll koha dhe rezultatet janë ato që vendosin fatin e një trajneri. Pikërisht rezultatet kanë ndëshkuar që në javën e pestë tre trajnerë të Superiores. Emanuel Egbo, Armando Cungu dhe Xhovani Kolela janë larguar nga skuadrat e tyre.

Të gjithë e dinë se rezultatet i kanë kryqëzuar tre trajnerët e Superiores. Sigurisht, në rastin e Apolonisë ishte e pashmangshme që dikush të largohej, por te Tirana dhe Laçi nuk kishte përse të nxitohej. Në fakt, te dy skuadrat që pretendojnë për titull drejtuesit janë bërë të paduruar, duke ia kaluar edhe Safet Gjicit që priti dhe nuk e shkarkoi Gegën.

Nga ana tjetër, treshja e shkarkuar është veçse fillimi, sepse jemi vetëm në javën e pestë dhe kushedi sa të tjerë do të kryqëzohen. Sa për informacion, sezonin e shkuar vetëm Daja e Dovedan e mbyllën kampionatin. Skuadrat e tjera ndërruan edhe tre trajnerë.

Lajmet e fundit nga