Politikë
“Do hapim tenderin për Tunelin e Llogarasë”/ Balluku: Punimet do nisin në mars

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dha lajmin se qeveria do të hapë tenderin për Tunelin e Llogarasë.
Balluku tregoi se tenderi do të qëndrojë 60 ditë i hapur, ndërsa pretendon se punimet do të nisi në fund të muajit mars.
“Do të hapet tenderi për tunelin e Llogarasë. Gara do qëndrojë e hapur për 60 ditë, duke pasur parasysh edhe pushimet e fundvitit që janë gati një javë.
Projekti po mbaron dhe ne hapim garën në 14 dhjetor. Sipas llogaritjeve të mia, në fund të muajit mars, në qafën e Llogarasë do të nisin punimet. Në muajin mars e deklaroj me përgjegjësi të plotë, ne do të kemi nisjen e punimeve për tunelin e Llogarasë”, theksoi socialistja në emisionin “Përballë”./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...