Sociale
“Dallëndyshja e parë “Rozafa” u ngrit”/ Gjergj Luca hap 200 vende të reja pune në Gramsh

Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompania më e madhe në vend për përpunimin dhe eksport-importin e Peshkut, “Rozafës”, ka hapur 200 vende të reja punë në Gramsh.
Në inagurimin e “Rozafës” e cila vetëm përvecc vendeve të reja të punës, synon ta kehjë Gramshin në një në një pikë agro-turistike ku të shijohen prodhimet bujqësore të zonës, peshku i liqenit dhe i Adriatikut, ka qenë i pranishëm dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Teksa ka ndarë dhe disa foto nga ky aktivitet, Balla shkruan se për 30 vite në Gramsh nuk u ngrit asnjë ndërmarrje e re punësimi, por sot është kthyer në një destinacion të rëndësishëm investimesh.
“Jam shumë krenar që kemi arritur të krijojmë modele të suksesshme të mbështetjes së sipërmarrjes që krijon vende pune. Edhe pse 2020 po mbyllet si një vit i vështirë për shkak të pandemisë, vazhdojmë të krijojmë mundësi të reja punësimi.
Për 30 vite në Gramsh nuk u ngrit asnjë ndërmarrje e re punësimi. Pse? Sepse deri në vitin 2013 Gramshi konsiderohej një xhep i harruar. Sot Gramshi është një nyjë lidhëse, pjesë e një aksi të ri rrugor me standarde ndërkombëtare, që do të lidhë Shqipërinë e Mesme me Qarkun e Korçës. Sot Gramshi është një destinacion agro-turistik.
Sot Gramshi është një destinacion i rëndësishëm investimesh, ku krahu i kualifikuar nuk mungon. Qëllimi ynë është që Gramsh të ngremë një ndërmarrje mekanike duke shfrytëzuar eksperiencën ekzistuese në ish-ndërmarrjet shtetërore.
Dallëndyshja e parë “Rozafa” u ngrit, e bashkë me të edhe 200 vende të reja pune ndihmojnë familjet e varfëra të Gramshit. Shumë shpejt edhe shndërrimi i saj në një pikë agro-turistike ku të shijohen prodhimet bujqësore të zonës, peshku i liqenit dhe i Adriatikut.”
Lajme të Rekomanduara:

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës
Dalja e Lumit të Vjosës nga shtrati sipasojë e reshjeve të dendura ka bërë që të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë. Kjo urë lidh...

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra
Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend. Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra...