Aktualitet
Çlirim Peka tallet keq me Lulin

Gazetari me famë përtej Europës dhe Azisë Çlirim Peka së fundi ka reaguar fort pas akuzave djeshme në lidhje me faktin se ai dhe disa televizione të tjera apo politikanë të rangut të lartë të ftuar në emisionet televizive të Partisë Demokratike i kishin shërbyer Lulzim Bashës për t’i rritur audiencën pas një interviste që do të kishte kreu i PD me Endri Xhafon në “ABC News”.
Sipas denoncimit të bërë mbrëmjen e djeshme nga Alfred Lela, Edi Paloka nuk ishte paraqitur në studion e emisionit të tij për shkak se donte që t’i linte hapësirën kreut Basha. Nga ana tjetër, Çim Peka anuloi intervistën me Jozefina Topallin që pritej të kishte një audiencë maksimale dhe për të mos rivalizuar Lulzim Bashën u bë kjo zgjidhje.
Por Çimi nuk e ka pranuar as qëndrimin publik të dhënë nga Alfred Lela, as akuzat që janë hedhur se në mbrëmje do të ishte me Jozefinën dhe më pas e ka anuluar dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Çimi duket se ia ka “dhj*rë” fare Lulzim Bashës duke u tallur keqazi me të. Ai ka nxjerrë audiencën se sa shumë ndiqet emisioni i tij.
Kjo është e sigurt pasi Çimi ka një audiencë përtej Europës dhe Azisë. Ai ka në rrjetet sociale një maksimum, prej gati 3 herë më shumë sesa Lulzim Basha live apo se emisioni tjetër Real Story ku ishte Fatos Lubonja. Në fakt audience e këtyre lloj monitorimesh është mënyra e qasjes në rrjetet sociale, pra sa aktiv janë ndjekësat apo personat që janë të interesuar për të parë.
Se nuk besoj që ka njeri në mbrëmje humorin e mjaftueshëm për të ndjekur Çim Pekën në televizor. Jo se Sokol Balla shkëlqen më shumë apo Luli nga ana tjetër me Endri Xhafon, por duhet të kesh një stomak shumë të fortë për të ndjekur një intelektual të kalibrit europian dhe deri Aziatik si Çlirimtar Peka./CNA.al.
Basha merr nën kontroll televizionet/ Anulon intervistat, Lela vendos manikin në vend të Palokës
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...