Sport
Champions League/ Interi triumfon mes drithërimave, kampionët e Bajernit nuk humbasin as me rezervat. Ja rezultatet (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve ku u regjistruan në total 13 gola. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte në Gjermani në përballjen Borusia Mynshenglabah-Interit.
Zikaltërit e Kontes, arritën një fitore dramatike 2-3, falë edhe ndihmës së VAR-it. 5 minuta nga fundi gjermanët barazuan shifrat me sulmuesin Plea, por goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje. Ky ishte triumfi i parë në Champions për Interin këtë sezon. Gjithsesi Interit do t’i duhet ende punë për t’u kualifikuar. Përveç se janë të detyruar të fitojnë ndaj Shahtjorit ndeshjen e fundit, Interi do të jetë me “veshët” nga Spanja, ku do të luhet njëkohësisht sfida mes Realit dhe Mynshenglabahut. Një barazim në këtë përballje do të “digjte” zikaltërit.
Ndërkohë për sa i përket sfidave të tjera të zhvilluara mbrëmjen e sotme, Liverpuli dhe Marseja triumfuan në shtëpi. Ndërkohë ka zhgënjyer në shtëpi Atalanta e Gjimshitit, që nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj danezëve të Midtjulland . Në barazim u mbyllën edhe 2 sfidat e tjera, Atletiko-Bajern dhe Porto-Siti. Vlen të theksohet fakti se Bajerni në përballjen e sotme nuk kishte thuajse 70% të formacionit, duke iu dhënë shansin rezervave dhe futbollistëve të rinj.
REZULTATET:
Atletiko Madrid – Bajern Mynih 1-1
Zhoao Feliks 26′ / Myler 86′
Mynshengladbah – Inter 2-3
Plea 45+1′ , 76′ / Darmian 17′ , Lukaku 64′ , 73′
Liverpul – Ajaks 1-0
Xhones 58′
Marsejë – Olimpiakos 2-1
Pajet 55′ (p), 75′ (p) / Kamara 33′
Porto – Mançester Siti 0-0
Atalanta – Midtjulland 1-1
Romero 79′ / Sholc 14′
Lajme të Rekomanduara:

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita....

VIDEO/ Kukësi fundos Bylisin, Skënderbeu zhgënjen në shtëpi ndaj Apolonisë
Kukësi ka marr fitoren e dytë radhazi, kundër Bylisit me rezultatin 2-1, kurse Skënderbeu e Apolonia u ndanë në barazim 1-1. Verilindorët e drejtuar nga...