Connect with Us

Balluku jep lajmin/ Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do ofrohet sërish nga shteti

Politikë

Balluku jep lajmin/ Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do ofrohet sërish nga shteti

Publikuar

-

Balluku jep lajmin/ Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do ofrohet sërish nga shteti

Pas 11 vitesh menaxhim nga privati, shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do të ofrohet sërish nga shteti. Ky është lajmi i dhënë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët do ta marrin këtë shërbim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

“Koncensioni i SGS -së mbyllet në vitin e 11-të pasi ka pasur 10 vite dhe kemi bërë një shtesë 1 vjeçare thjesht për t’i dhënë kohë manaxhimit të ndryshuar. Nga 1 janari 2021 do të kemi një qasje të re mbi kontrollin teknik të automjeteve.

Unë nuk jam këtu për të gjykuar koncensionet e para 10 viteve. Kalimi i këtij shërbimi edhe njëherë tek DPSHTR-ja është gjëja më e mirë që shteti mund të bëjë. Përmes drejtorisë së transportit rrugor shërbimi do të ofrohet shumë më i mirë, çmimet do të jenë shumë më të ulta”, u shpreh ajo në emisionin “Përballë”.

Ministrja e Infrastrukturës i hedh poshtë akuzat se kjo lëvizje i hap rrugën një koncensioni të ri. Ajo thotë se pas kalimit të këtij shërbimi në duart e shtetit do të nis puna për liberalizimin e tregut.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja me makinë të shtrenjtë dhe kredi/ 20 000 euro dhuratë, për të blerë shtëpi

Pas janarit ne do të merremi menjëherë edhe me liberalizimin. Nuk ka asnjë parashikim për të pasur nje koncensionar tjetër. Nëse do të kishte një koncension tjetër do ta vazhdonim menjëherë“, theksoi Balluku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mediu bëhet nostalgjik/ Kujton historinë me ish-Presidentin Bush: E puthën kamarierët në faqe

Publikuar

-

Nga

“Të bashkohemi kundër Ramës”/ Mediu thirrje Metës të shpërndajë Parlamentin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është bërë nostalgjik mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për zgjedhjet në SHBA dhe për politikanët amerikanë.

Ai tha se politikanët amerikanë dallojnë shumë me ata europianë, ndërsa për të mbështetur këtë deklaratë, tregoi dy ngjarje që i kishin mbetur në mendje gjatë vizitës së ish-Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri, në vitin 2007.

Mediu tregoi se gjatë një darke një nga kamarierët e restorantit ku ata po hanin kërkoi që të puthë në faqe ish-Presidentin dhe pas tij e puthën të gjithë kamarierët.

Madhështia e politikanëve amerikanë është raporti njerëzor që ata krijojnë me njerëzit. Ka një diferencë të madhe mes politikanëve europianë dhe ata amerikanë. Raportin njerëzor e kanë shumë të rëndësishëm, të japë dy shembuj. Një moment kur ishin në takim me Presidentin Bush dhe ishte zoti Berisha, ishim për drekë. Ndër të tjera, një nga kamarierët i thotë zotit Berisha, a mund ta puth në faqe Presidentin amerikan. Berisha ngeli i shtrënguar në atë moment. Presidenti Bush tha çfarë kërkon ai, do që të të puthë në faqe. Po mirë tha le të vijë. Më pas të gjithë kamarierët burra dhe gra erdhën për ta puthur. Tha të lutem hiqe pak kamerën se po doli kjo foto në SHBA nuk e di se çfarë do bëhet“, u shpreh kreu i PR-së në Report Tv, ndërsa tregoi edhe një episod tjetër të takimit.

LEXO EDHE:  Gyqtarit iu gjetën 17 mijë euro në banesë/ Artan Hoxha zbardh të vërtetën

LEXO EDHE:  Raporti i FMN/ Kryemadhi: Ekonomia në krizë, qeveria kapet pas fijes së barit

Djali im ishte i vogël në atë kohë dhe ishte mësuar se unë do t’i çoja ndonjë autograf. Më tha a mund t’i marrësh një autograf Bushit. Kur ishim të ulur, e pyeta a është e mundur të ma japësh. Ai me mirësinë e vetë më thotë, se si e quajnë djalin. Ma nënshkroi dhe ma dha. Kur u larguam më tha bëji të fala djalit. Unë i thashë djalit ke të fala nga Presidenti, ai mu përgjigj ku më njeh mua ai. Raporti njerëzor i tyre dhe sidomos vlerësimi që kanë pasur me shqiptarët është jashtëzakonisht e vlefshme. Ruajtja e këtyre raporteve krahas atyre politike është e vlefshme“, rrëfeu Mediu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Publikuar

-

Nga

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese zgjerimin e detit territorial me 12 milje në Jon.

284 deputetë votuan pro projekt-ligjit që tashmë i jep Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë, ose një zgjerim em rreth 10% të totalit që ka.

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betimi i Biden si President/ Baton Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”

Publikuar

-

Nga

Betimi i Biden si President/ Baton Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”

Gazetari Baton Haxhiu thotë se pavarësisht ardhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, politikat e SHBA për Ballkanin nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh.

Sipas tij qëllimi kryesor i administratës së re do të jetë dhënia fund e armiqësive në Ballkan dhe për këtë ai shtroi se shpresonte që të mos “ketë dhimbje” duke iu referuar ndonjë zgjidhjeje në dëm të interesit të shqiptarëve.

Z. Haxhiu theksoi se “Kosova ka pafuqi për të zgjidhur problemin në veri’ dhe se “administrata Biden do t’i vërë pikën kësaj çështjeje”.

Ndërsa gazetari Andi Bushati thotë se politikat e ndjekura nga Trump dhe presidentët e mëparshëm të Demokratëve kanë “vija të qarta ndarëse”.

“Në periudhën Trump kemi parë një Amerikë tjetër se sa ajo Amerika e ëndrrave që çliroi Kosovën. Shpresoj dhe besoj që të rikthehet Amerika e ëndrrave dhe jo ajo e tipave kaubojsë të Trump dhe Grenell”, deklaroi z. Bushati.

LEXO EDHE:  Gyqtarit iu gjetën 17 mijë euro në banesë/ Artan Hoxha zbardh të vërtetën

LEXO EDHE:  Raporti i FMN/ Kryemadhi: Ekonomia në krizë, qeveria kapet pas fijes së barit

Për z. Haxhiu edhe pse nuk pajtohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi të firmosur në Shtëpinë e Bardhë, tha se, ajo ka ardhur kryesisht për shkak të pamundësisë së liderëve të Kosovës për të zgjidhur problemet.

Në fund, Baton Haxhiu konsideroi si vendimtar faktin se si do të jenë marrëdhëniet e Sekretarit Amerikan të Shtetit me pasardhësin e Merkel, që e cilësoi më afër Rusisë.

“Kam frikë se Kosova me këtë administratë do të ketë probleme serioze dhe nuk besoj se do të pyesin shumë për të ardhmen tonë”, përfundoi z. Haxhiu./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE