Aktualitet
“As Skënderbe, as lider global”/ Melisa Braci: Rama nuk ka bërë asgjë për Shqipërinë

Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Melisa Braci akuzoi kryeministrin Edi Rama se në rolin e kryesuesit të OSBE nuk ka mabjtur asnjë qëndrim konkret mbi konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorno- Karabakh.
Përmes një postimi në rrjetin social, Braci tha se në OSBE është një grupim i përbërë nga tre superfuqi globale si Franca, Federata Ruse dhe SHBA që sipas saj janë për zgjidhjen e konflikteve afatgjata.
Braci shtoi se Rama, praktikisht, zgjodhi rrugën më të thjeshtë dhe nuk bëri asgjë as për veten, as për Shqipërinë.
“As “ Skënderbe”, as “ Lider Global”…
Edi Rama, si Kryesues i OSBE-së dhe njëkohësisht si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH-së, ka rreth dy muaj që nuk mban asnjë qëndrim mbi konfliktin ( e ringurtësuar) mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorno- Karabakh.
OSBE, e cila sot është nën kryesimin e Edi Ramës, ka në gjirin e saj Grupin më të rëndësishëm botëror për sa i përket procesit afatgjatë të zgjidhjes të këtij konflikti, të krijuar që në vitin 1992: atë të Minskut. Në këtë Grup, drejtues janë tre përfaqësues të superfuqive globale: si Franca, Federata Ruse dhe SHBA-të. Çdo shtet me fuqi në komunitetin ndërkombëtar i ka kushtuar dhe vazhdon t’ i kushtojë një rëndësi të veçantë këtij mediatori primar, sidomos nga Shtatori i këtij viti.
Por, sa herë keni dëgjuar ju ER ta përmendë këtë Grup… !!!??? Pak. Shumë pak.
E pikërisht këtë vit, kur Shqipërisë i jepet mundësia të dalë në pah si faktor në arenën ndërkombëtare, duke marrë Presidencën e OSBE- së në momente kritike e kyçe të zhvillimeve botërore, Edi Rama vazhdon të ndjekë “ politikën e jashtme” të vetme që ai njeh: atë “ dixhitale” ; me foto për rrjete sociale dhe statuse në Tëitter.
Në një moment të nxehtë diplomatik si ky që sapo kaloi, çdo lider tjetër Ballkanik e jo vetëm, do ëndërronte të ishte në statusin e rolin e Ramës, për faktorizim të shtetit që përfaqëson dhe për ego personale, po ashtu.
Rama, praktikisht, zgjodhi rrugën më të thjeshtë. Nuk bëri asgjë. As për veten, as për Shqipërinë. U mjaftua me disa deklarata “clichè”, që në rastin më të mirë ishin thjeshtë deklarata mbështetëse të qëndrimit të Bashkimit Evropian. Kaq. As edhe një ide, veprim apo vizion.
Kush e shtyu të zgjidhte këtë “ modus operandi” , dihet.
Por, deri në këtë pikë dështimi”, shkruan Braci./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...