Connect with Us

Alban Hoxha: Tirana më bëri ofertë, por zemrën e kam te Partizani

Sport

Alban Hoxha: Tirana më bëri ofertë, por zemrën e kam te Partizani

Publikuar

-

Alban Hoxha, ishte një nga emrat e përfolur në merkato se mund të largohej nga Partizani, mirëpo gardiani shprehet i qartë se të kuqtë janë zemra e tij dhe në këtë formë e kishte të lehtë të qëndronte aty. Ndërkohë, për Hoxhën u përfol se kishte një ofertë edhe nga Tirana, diçka të cilën gardiani i ftuar në Wake Up e konfirmoi. Ndërkaq, zbuloi edhe se në të ardhmen kërkon të bëhet trajner portierësh.

Pjesa e pandemisë- “Ka qenë e vështirë për të gjithë, ashtu sikurse ka prekur edhe futbollin. Futbolli në Shqipëri ka një milionë problem dhe më pas ishte edhe pandemia, megjithatë e kaluam lehtshëm. Jemi stërvitur me ekipin gjithë kohën, edhe online nëpër shtëpia. Edhe tani vazhdon pjesa e vështirësisë duke qenë se jemi pa tifozë, jo duke matur temperaturën, jo maskat që ndonjëherë është e çuditshme”.

Tani iu jeni rikthyer ndeshjeve, pas bojkotit që zgjati për disa javë- “Pjesa pa futboll zgjati për rreth dy muaj, ne ishim përgatitur të fillonim kampionatin por nuk u fillua prej pjesës së bojkotit. Më e vështira ishte që prisnim nga java në javë, por ato ishin disa kërkesa për të lehtësuar futbollin. Siç ju thashë futbolli në Shqipëri ka shumë halle dhe ajo do të ishte për të lehtësuar, besoj dhe mesa kam dëgjuar që është gjetur një zgjedhje dhe shumë shpejt do të aplikohet”.

Mungesa e tifozëve- “Gjithmonë kur shkon në stadium është atmosfera e tifozëve që iu jep lojtarit një shtysë më tepër dhe ne tani sa herë shkojmë në stadium jemi vetëm ne, ndërsa më para shkonim dhe përshëndenim tifozët. Ndërsa, tani nuk është ajo shtysa plus. Duke parë një shtysë më tepër, besoj se edhe në rezultat ndikon. Shpresoj të bëhet diçka që të jetë 30% me tifozët dhe duhet testuar. Ishalla kthehen se për ne është e vështirë pa tifozë”.

Ndeshja e radhës- “E radhës është derbi me Tiranën. Është ndeshje shumë e rëndësishme, është më e rëndësishmja e kampionatit shqiptar. Tifozët mezi e presin, ashtu si dhe ne lojtarët. Gjithë ambient dhe opinioni publik e pret me kënaqësi, por do të mungojë atmosfera e tifozëve. Ne tifozët tanë e kanë gjetur mundësinë nëpër tarraca, palate dhe në këtë ndeshje besoj do e gjejnë mënyrën”.

Deklarata për tifozët- “U keqkuptua, por nuk kishte lidhje me tifozët e Partizanit. Dhe unë nuk dola ta përgënjështroja, sepse nuk doja ta bëja më të madhe. Shumë tifozë te Guerrils i kam shokë dhe ata e kishin kuptuar deklaratën time. E kisha për disa stadiume që vijnë shumë pak veta, dhe vinë njerëz që vijnë për t’u shfryrë e nuk ke për çfarë t’i duash ato njerëz. Ndërsa, për tifozeritë e organizuara duhet të jenë për pjesën që i japin shumë shtysë ekipeve”.

Çfarë ndodh me kombëtaren? “Kishim një grumbullim që luajtëm për Ligën e Kombeve, dolëm në vend të parë. Është bërë një punë e mirë nga trajneri. Ka futur një frymë të mirë duke qenë se ai është trajner me eksperiencë dhe ka trajnuar Napolin e Lacion. Besoj po bën një rinovim për Botërorin e 2022, janë djem të rinj dhe të talentuar. Edhe kualifikimi në Ligën e Kombeve tregon se ka një të ardhme të mirë”.

Vijueshmëria e kontratës me Partizanin, u mendove për një moment? “Më shumë e fryu pjesa e portaleve. Mua më mbaronte kontrata dhe më ishin ofruar disa ekipe dhe ishte edhe Partizani që e dinte se aty do të isha, se aty është zemra ime. U ula me presidentin Demi, e kishim të mbaruar me një telefonatë nuk është se kishte nevojë për shumë bisedime. Nuk bëra shumë zhurmë”.

Çfarë do të ndryshonte mendjen për t’u larguar? “E kam thënë edhe më parë, kam qenë në kontratë dhe Partizani do ta merrte vendimin. Nëse do t’i interesonte të dyja palëve atëherë do të më lejonin të largohesha. Por, nuk është se kanë ardhur oferta aq të mira për t’u kënaqur të dyja palët. Edhe këtë herë nëse do të ketë, do të flas me presidentin dhe më pas e zgjidhim”.

Po një ofertë nga Tirana? “Nuk është se nuk kisha ofertë nga Tirana, apo edhe nga ekipe të tjera. Unë zgjodha Partizanin. Ne kemi dashuri reciproke me Partizanin, janë gati tetë vite që jam aty dhe më duket sikur jam gjithë jetën. Jam miqësuar e familjarizuar me të gjithë që janë pjesë e Partzianit dhe është pak e vështirë për mua të largohem”.

Marrëdhënia me Olsi Ramën? “Kemi marrëdhënie drejtor-lojtar, por kemi marrëdhënie edhe kur na duhet ndonjë ndihmë dhe të na qëndrojë pranë. Kjo është pjesë e drejtorit. I qëndron lojtarëv pranë dhe mua që jam kapiteni, flasim dhe këto janë marrëdhëniet”.

“Djali ka talent për portier dhe vjen me mua shpesh në stërvitje. Kam kuptuar në kohët e fundit se më pëlqen të bëhem trajner portierësh. Është një gjë që nuk e kisha menduar, nuk do më pëlqente të bëhesha trajner i parë. Më pëlqen trajner portierash, këtë dua ta bëj. Shpresoj, se kam edhe ca vite futboll, asnjëherë nuk i dihet, por në atë që kam menduar kjo është ajo që më pëlqen”, u shpreh Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Cuadrado shërohet nga COVID-19m gati ndaj Napolit

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Juventusit, Juan Cuadrado është shëruar nga COVID-19. Kolumbiani në dy testimet e fundit ka rezultuar negativ,

Tani lojtari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe do përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme në Superkupën e Italisë kundër Napolit.

Komunikata e Juventusit:

Juan Cuadrado duke ndjekur protokollin në dy kontrollimet e fundit ka dal negativ në rezultatet e COVID-19. Lojtari do i bashkohet stërvitjes gjatë ditës dhe do përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme”, shkruhej në komunikatë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rey Manaj drejt rikthimit në Itali, dy klubet e njohura në garë

Publikuar

-

Nga

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është i lidhur me rikthimin në Seria A.

Sulmuesi kërkohet nga Crotone, skuadër që synon përforcime në sulm dhe shpreson për mrekullinë që të largohet nga zona e rrezikshme.

Sipas ekspertit te merkatos, Gianluca di Marzio, edhe Pescara e Seria B ka shprehur interesim për shqiptarin.

Manaj momentalisht është te ekipi i dytë i Barcelonës, mirëpo ende s’ka pasur mundësinë të bëjë debutimin në ekipin e parë, vetëm disa herë është ftuar në stërvitje me ekipin e parë.

Kujtojmë, se Manaj edhe më herët ka bërë paraqitje në Seria B, pra 12 sosh duke realizuar dy herë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Gati katër sfidat e javës të 15-të, të gjitha ekipet publikojnë formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Java e 15-të e Kategorisë Superiore do të ngrejë sot siparin me 4 sfidat interesante që janë planifikuar të zhvillohen në orën 13:45.

Transfertë delikate për kryesuesit e Vllaznisë, që do të jenë mysafirë në Ballsh, përballë Bylisit të trajnerit Dovedan. Përballje tepër interesante pritet të jetë dhe ajo që do të zhvillohet në Krujë mes Teutës dhe Kastriotit.

Ndërkohë në 2 sfidat e tjera, Kukësi dhe Laçi vijnë si favoritë në letër, teksa do të kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, respektivisht përballë Apolonisë dhe Skënderbeut.

FORMACIONET ZYRTARE:

APOLONIA-KUKËSI

Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Repaj, Omeri, Smaçi, Jeboah, Haxhiu, Zaimaj, Levendi, Gjata. Trajner: Fabrizio Kamarata
Kukësi: Xhika, Kotobelli, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Gavazaj, Mateus Leiria. Trajner: Rraman Hallaçi

LAÇI-SKËNDERBEU

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Lukas Ramos, Lushkja, Mazrekaj, Musta, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.
Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Douna, Dumfour, Mara, Pusi, Mensah. Trajner: Gentian Liço

KASTRIOTI-TEUTA

Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Çela, Rami, Nuriu, Deliaj, Mehmeti, Moraesh, Rezi, Devid Da Silva. Trajner: Ramazan Ndreu
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

BYLISI-VLLAZNIA

Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ujka, Garsia, Ndreca, Lorran, Mehmetllari, Beji. Trajner: Vlejko Dovedan.
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, Dilaver, Ardit Hoxhaj. Trajner: Thomas Brdariç

LEXO TE PLOTE