Connect with Us

Akuzat e PD për Olta Xhaçkën/ FA: Nga 338 fluturime, vetëm 9 kanë pasur destinacion Dibrën

Aktualitet

Akuzat e PD për Olta Xhaçkën/ FA: Nga 338 fluturime, vetëm 9 kanë pasur destinacion Dibrën

Publikuar

-

Akuzat e PD për Olta Xhaçkën/ FA: Nga 338 fluturime, vetëm 9 kanë pasur destinacion Dibrën

Forcat e Armatosura kanë reaguar pasditen e sotme pas akuzave që Partia Demokratike ka ngritur prej disa ditësh për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, se ka udhëtuar me helikopter drejt Dibrës për fushatë elektorale.

Përmes një njoftimi, Forcat e Armatosura shprehen se gjatë muajëve të fundit janë kryer gjithësej 338 fluturime me helikopter ushtarak, nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion Dibrën.

Po ashtu, FA thekson se 4 fluturime kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore, duke shtuar se informacioni i përcjellë nga opozita në media është i pasaktë.

FA garantojnë se nuk ka asnjë shpërdorim fondesh, duke shtuar se përdorimi i mjeteve ajrore, e drejtë ligjore e Ministrit të Mbrojtjes.

Postimi i plotë:

“Ditët e fundit Forca Ajrore e Republikës së Shqipërisë është përballur me një sulm të pabazë nga përfaqësues të një subjekti politik, të cilët akuzojnë për keqpërdorim të misionit dhe të mjeteve të Forcës Ajrore.

Mes informacioneve të përdorura në mbështetje të këtyre akuzave, përfaqësues të këtij subjekti kanë bërë publike edhe një listë fluturimesh në një qark të Republikës së Shqipërisë, edhe pse nxjerrja e informacioneve të tilla, shumë prej të cilave janë të klasifikuara për shkak të cënimit të sigurisë së FA, përbën një vepër penale që ndëshkohet me ligj.

Në rastin konkret, në funksion të detyrimit të saj ligjor për transparencë e për të informuar qytetarët, të cilët me të drejtë meritojnë të dinë të vërtetën rreth këtyre akuzave, deklarojmë me përgjegjësi të plotë që informacioni i përcjellë në media nga subjekti politik është i pasaktë, qoftë përsa i përket datave të fluturimeve, qoftë përsa i përket destinacioneve, qoftë përsa i përket asyeve e qoftë përsa i përket personave që kanë udhëtuar në bordin e mjeteve të Forcës Ajrore.

Është pjesë e misionit të Forcës Ajrore, që të sigurojë kapacitetet e nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërise, të mbështesë operacionet luftarake e jo luftarake, ato të kërkim shpëtimit si dhe të realizojë komandim – kontrollin e mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Për më tepër, është detyrë e saj funksionale të mbajë në gatishmëri mjetet dhe efektivët, të garantojë fluturimet dhe kontrollin e hapësirës ajrore, transportin për nevoja të FA, emergjencat civile, emergjencat mjekësore ajrore dhe asistencën përmes fluturimeve për Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit tëPërgjithshem të FA.

Ne respekt të opinionit publik sqarojmë se:

LEXO EDHE:  Kush janë 3 Kryetarët e PD?

Çdo pilot operacional i FAj, sipas standardeve të NATO-s ka detyrimin të kryejë minimalisht 120 orë fluturimi në vit, për të njohur terrenin, ushtruar detyrën dhe njohuritë si pilot, dhe për të ndihmuar në mirëmbajtjen e mjeteve ajrore. Ky detyrim respektohet në mënyrë rigoroze përmes fluturimeve stërvitore dhe detyrave funksionale,  çdo ditë e çdo javë në qytete të ndryshme të vendit, siç ka ndodhur dhe do të ndodhëpërsa kohë ky është një standard i NATO dhe si i tillë aplikohet në çdo vend anëtar të aleancës!

Në përputhje me misionin dhe detyrat e Forcës Ajrore, gjatë muajve të fundit janë kryer 338 fluturime. Nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacionqarkun e Dibrës. E përsërisim, vetëm 9 dhe jo 22, siç pretendon subjekti politik, nga të cilat, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forces Ajrore.

329 fluturime të tjera kanë pasur si destinacion Kukësin, Tropojën, Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Elbasanin, Kucovën, Beratin, Korçën, Gjirokastrën, Vlorën, Sarandën, Fierin dhe Tiranën.

Theksojmë se përgjatëgjithë vitit 2020, Ministrja e Mbrojtjes, edhe pse ligji i njeh të drejtën e plotë të përdorë mjetet e Forcës Ajrore në çdo kohë e për çdo detyrë, e ka përdorur këtë të drejtë ligjore vetëm 4 herë në një vit, për të udhëtuar drejt qarqeve Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër, qarqe ku ndodhen edhe detashmentet rajonale te mbrojtjes së Forcave të Armatosura.Këto 338 fluturime përbëjnë vetëm 22% të planit vjetor dhe të zërit buxhetor të parashikuar për fluturimet stërvitore! Nëse do të përdornim matematikën e subjektit politik, për vetëm 338 fluturimet që janë kryer, vlera financiare do të kishte qenë plot 15 herë më e madhe se sa i tërë buxheti vjetor i FAj për zërin fluturime stërvitore, i cili aktualisht është 78% i parealizuar.

Forca Ajrore jo vetëm nuk ka shpërdoruar fondet dhe njerëzit e saj për arsye politike por në kushtet e një viti të vështirë si pasojë e pandemisë, ka treguar përgjegjshmëri kundrejt qytetarëve duke përdorur me shumë kujdes e pa asnjë abuzim kapacitetet e saj njerëzore dhe financiare. Përdorimi dhe përbaltja e efektivëve të FA në emër të luftës politike është e papranueshme. Forcat e Armatosura janë sot institucioni që gëzon besimin e qytetarëve shqiptarë dhe kjo është arritur pikërisht falë ndaljes së abuzimeve dhe shpërdorimeve që e kishin goditur aq rëndë reputacionin e tij gjatë dekadave të tranzicionit”, shkruan FA. /CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Përgjimet e grupit mafioz “Ndrangheta”/ SPAK vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku u përmendën edhe emrat e disa politikanëve Shqipëri, SPAK shprehet së të hënën do të kontaktojnë me autoritete italiane dhe të shikojmë çfarë lidhje kanë me Shqipërinë. SPAK shprehet se pas marrjes së plotë të informacionit nga Italia do të vendosi se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin.

LEXO EDHE:  Publikoi dokumentin e Prokurorisë italiane/ PD nxjerr blof Tahirin

LEXO EDHE:  Publikoi dokumentin e Prokurorisë italiane/ PD nxjerr blof Tahirin

SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Publikuar

-

Nga

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Gazetari Bledi Mane ka zbuluar të tjera prapaskena mbi largimin e ish deputetes Silva Caka nga LSI. Pak ditë më parë, Mane përmes një statusi bëri me dije se Caka ishte thirrur në Presidenca nga Ilir Meta, i cili sipas tij e kishte kërcënuar dhe shantazhuar, ku theksoi se ish deputetja ishte vetëofruar tek PS.

Pas këtij statusi, partia e Metës dhe Kryemadhit u vunë në lëvizje dhe sipas Manes Silva Caka është thirrur sërish në Presidencë dhe përmes personave të tretë ka marrë 300 mijë euro për tu rikthyer në LSI.

Gazetari përmes një postimi i ka drejtuar disa pyetje publik Cakës, ku i kërkon përgjigje, duke shtuar se është i gatshëm të përballet me të edhe në gjykatë për të vërtetuar që gjithçka është e vërtetë.

“Shkrimi im i së djelës së 17 janarit vuri në lëvizje Lëvizjen Socialiste për Integrim. Konstatoja qartë e shkurt e me fakte ikjen nga partia të ish deputetes Silva Caka por kjo e fundit luajti bukur dhe disa ditë rresht shfaqej ku të mundej në ekrane e portale duke kundërshtuar edhe veten. Meqënëse sot është përsëri e dielë dhe nuk dua të lodh lexuesit dhe miqtë e mi, ftoj Silvanën e ikur e të riadhur tu përgjigjet këtyre pyetjeve:

LEXO EDHE:  Arben Imami flet për të gjitha/ Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve

LEXO EDHE:  "Vartësi i Ramës në krye të ILD"/ Reagon PD: Vdekje klinike e Reformës në Drejtësi

-Je thirrur me urgjencë në datë 12 janar 2021 në takim nga Ilir Meta?

-Është shënuar emri yt në procesverbalin e hyrje-daljeve të Presidencës?

-Jeni fiksuar nga kamerat teksa futeni në Presidencë nga hyrja jugore?

-Jeni shantazhuar e kërcënuar nga Ilir Meta dhe a i keni qarë hallin se nuk ke lekë të kandidosh, të bësh fushatë elektorale në Njësinë 4/Tiranë madje as lekë të paguani shkollën e fëmijës tuaj.

-Pas largimit nga LSI-ja a i jeni vetëofruar Partisë Socialiste?

-Pas 5 ditësh a jeni kontaktuar përsëri nga Ilir Meta dhe nëpërmjet personave të tretë a keni marrë 300 mijë eurot e fushatës dhe keni pranuar të kandidoni në Njësinë 12/Tiranë?

Silva Caka nëse nuk u përgjigjeni pyetjeve të një gazetari publikisht e nëse ndihesh e sulmuar padrejtësisht, ne të dy mund të ballafaqohemi edhe në gjykatë. Ti je juriste dhe i njeh mirë nenet e veçanta ku sanksionohet shpifja ose cënimi i integritetit të personave që mbajnë e ushtrojnë funksione publike. Lemë gjykatën të shpallë kush nga ne të dy është fajtori”, shkruan Mane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e mafies italiane/ Kulluri: Ndragheta nuk është histori e re, mos u çudisni

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas publikimit të një serie përgjimesh të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim dhe shëndetësi në Shqipëri nëpërmjet personave që kishin lidhje të forta në qeveri.

Përmes një postimi, Kulluri shprehet se ka qenë i pari dhe i vetmi që ka folur për “kleçkën” që fshihej pas rritjes së taksës së Infrastrukturës me 8%, duke shtuar se paratë e pista kanë çrregulluar tregun dhe konkurencën e lirë.

Duke u kthyer pas në kohë, Kulluri shprehet se ish kryeministri Sali Berisha ka pasur të drejtë kur e ka etiketuar Bashkinë e Tiranës si “lavatriçe të krimit”, në vitin 2000 kur drejtohej nga Edi Rama.

Sipas tij, Ndragheta nuk është një histori e re dhe për këtë askush nuk duhet të çuditet.

Ka akoma njerez qe habiten me lidhjen e ndertimeve ne Tirane apo edhe bashki te tjera dhe pastrimit te parave?!

Kam folur i pari dhe i vetem per “klecken” e rritjes se Takses se Infrastruktures me 8% te cmimit te shitjes nga 4% e kostos,duke e bere te pamundur per ndertuesit normale qe te investojne! I vetmi shpjegim pa patur nevoje per fakte me Ndragheta apo “cuna problematike” shqiptare, eshte nxjerrja nga loja e ndertuesve dhe futja ne treg e parase se piset q mjafton te pastrohet pavaresisht nese ka fitim apo jo!

Paraja e piset ka c’rregulluar tregun, konkurencen e iniciativen e lire! E kjo pune ka nisur qe me bashkine Tirane ne fillim te viteve 2000!

Berisha me te drejte e ka etiketuar qe ne ate kohe bashkine e drejtuar nga Rama si “lavatrice e krimit”! Kjo e Ndragheta nuk eshte histori e re dhe s’ka pse cuditet kush”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE