LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Zbulohet ku do kandidojë Rudina Hajdari

30 Nëntor 2020, 16:46, Aktualitet CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Zbulohet ku do kandidojë Rudina Hajdari

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë sjellë krijimin e një sërë partish të reja të cilat janë distancuar totalisht nga partitë kryesore në vend, PS dhe PD.

Rudina Hajdari, e cila doli kundër PD për djegien e mandateve ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të përfaqësohet me Nismën Thurrje.

Pasditën e sotme, një prej personaliteteve më të rëndësishme të partisë së re të krijuar në Shqipëri Nisma Thurje, Endri Shabani,  ka bërë dy zbulime shumë të rëndësishme.

Shabani ka treguar për herë të parë se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar dhe se Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.

“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje”, tha ai për ?Report TV?./CNA.al.

Lajmet e fundit nga