LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëvrasja e pacientit me Covid/ Reagon stafi i “Shefqet Ndroqi”: Po kryhet hetimi!

30 Nëntor 2020, 10:55, Lifestyle CNA
Vetëvrasja e pacientit me Covid/ Reagon stafi i “Shefqet

Pas lajmit tronditës ku një pacient u hodh nga kati i dytë i spitalit “Shefqet Ndroqi”  në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ardhur dhe reagimi nga ky institucion.

Përmes një njoftimi stafi i spitalit i shpreh ngushëllimet  familjes teksa thonë se ky rast po hetohet nga organet kompetente.

Ndër të tjera ajo njofton se spitali ka siguruar shërbimin e psikologut në spital si dhe ka rritur masat e sigurisë.

?Stafi i spitalit universitar ?Shefqet Ndroqi? shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet L.Sh., nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë.

Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar ?Shefqet Ndroqi? ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë.

Stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë dhe i sigurojmë qytetarët se po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për çdo pacient që trajtohen në spitalin tone,? thuhet në deklaratën e spitalit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga