LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e numrit të infektuarëve/ Hapet spitali Covid 4, shtrohen pacientët e parë

30 Nëntor 2020, 19:39, Lifestyle CNA
Rritja e numrit të infektuarëve/ Hapet spitali Covid 4, shtrohen

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 ka futur në skemën e trajtimit të pacientëve edhe spitalin COVID-4. Ditën e sotme në këtë spital janë shtruar pacientët e parë të ardhur nga spitalet COVID-1 dhe COVID-3.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo që e ka bërë me dije lajmin ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit.

Ia dolëm sot ta hapim pas një pune të madhe intensive të ditëve të fundit.  Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e 4 spitaleve. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit  të pacientëve në spitalet e para covid.

100 shtretër ka ky spital dhe nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Për këtë është dhe një angazhim më shumë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe 24 orët e  fundit kanë qenë intensive në pritje të pacientëve.

Ky është një tjetër hap drejt rritjes sekapaciteteve tona. Kjo është struktura e rradhës që i vihet në shërbim qytetarëve“, tha ministrja./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga