Connect with Us

Rezultatet e dobëta/ Gjermania merr vendimin përfundimtar për Joakim Lëv

BundesLiga

Rezultatet e dobëta/ Gjermania merr vendimin përfundimtar për Joakim Lëv

Publikuar

-

Joakim Lëv do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë, të paktën deri pas Europianit, që është planifikuar të zhvillohet në verën e vitit 2021.

Pas mbledhjes së mbajtur ditën e sotme mes drejtuesve të Federatës Gjermane të futbollit, është vendosur që Lëv të qëndrojë në drejtim të kombëtares.

Pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi nga Spanja, menjëherë filloi të flitej për një largim të trajnerit Lëv, por drejtuesit i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër.

Federata ka treguar mbështetje ndaj trajnerit dhe për këtë arsye kanë vendosur t’i besojnë ende, të paktën deri pas Europianit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Bayerni shkatërron Shalken, thellon distancën me ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Bayern Munichu ka fituar bindshëm në transfertë ndaj Schalke 04. “Bavarezët” ishin dominues nga minuta e parë dhe fituan me rezultat të thellë 0-4.

Ishte Thomas Muller që pas asistimit të Kimmich zhbllokoi shifrat (33′). Golin e dyte e shenoi Lewandowski, ndersa asistues prapë ishte Kimmich (54′).

Nderkaq, në fundin e ndeshjes doli prapë Muller që shënoi për fitoren 0 – 3 (88′). Dhe për fitoren bindëse pas dy minutave realizoi Alaba (90′).

Me këtë fitore, Bayerni mban distancën në kreun e tabelës me 42 pikë, 7 me shume se Leipzig, ndersa  Schalke në fund me vetëm shtatë pike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ish-sulmuesi i Milanit i befason të gjithë, transferohet te…

Publikuar

-

Nga

Tashmë është zyrtare, Klas-Jan Huntelar rikthehet tek Shalke.

Ish-sulmuesi i Milanit, u transferua tek Ajaksi tri vite gjysëm më parë tek klubi i Ajaksit, dhe sot u zyrtarizua duke u rikthyer përsëri tek klubi i Gelsenkirshenit.

Sulmuesi holandez 37-vjeçar ka firmosur një kontratë deri në fundin e këtij sezoni dhe do të mbajë fanellën me numën me numër 21.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer/ Alaba në qershor vishet me të bardha

Publikuar

-

Nga

David Alaba dhe Real Madrid duket se do të bashkohen në muajin qershor. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga prestigjiozja Marca, e cila është pranë madrilenëve.

Austriakut i përfundon kontrata me Bajern Mynih dhe kështu me parametër zero do të kalojë në Spanjë, atje ku do të firmosë një kontratë katërvjeçare me 11 milionë euro në sezon. Për Alabën interesoheshin edhe shumë klube të tjera, por dëshira e lojtarit ka qenë Real Madrid.

Ndërkohë, me 28-vjeçarin, Real Madrid përfiton një futbollist polivalent duke qenë se Alaba mund të luaj në qendër dhe në krah të mbrojtjes, por ai gjithashtu adaptohet më së miri edhe në mesfushë.

LEXO TE PLOTE