LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qeveria shpenzon për tendera të panevojshëm”/ Basha: Paratë u dhanë për inceneratorët

30 Nëntor 2020, 20:20, Politikë CNA
“Qeveria shpenzon për tendera të panevojshëm”/ Basha:

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka ndihmuar asnjë nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë një interviste për ?Log?, Basha tha se qeveria i ka harxhuar paratë me tendera t ëpanevojshëm dhe i ka dhënë për inceneratorët, që sipas tij janë zbuluar nga media.

?Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve. Shumica dërrmuese e atyre që ishin në çadra dimrin e kaluar, po kalojnë dimrin e dytë në çadra. Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë. Pandemia e ka rënduar me tej gjendjen e banorëve më çadra.

Koha e pandemisë duhej të ishte përdorur për përfundimin e projekteve të ndërtimit.

Fati i këtyre njerëzve nuk ka përbërë prioritet për qeverinë. Prioritet i qeverisë, inceneratorët, tenderat sekretë. Në disa prej këtyre zonave, një pjesë e të moshuarve vuajnë nga sëmundjet e mushkërive për shkak të qëndrimit të gjatë në çadra.

Largimi i Edi Ramës për në Emirate ishte largim nga problemi, sepse në Shqipëri nuk kishte bërë asgjë për t’i treguar publikut. Firmosja e një marrëveshjeje kredie nuk është një ceremoni shtetërore që kërkon praninë e kryeministrit.

Mentaliteti i propagandës mbi punën është konstantja e vetme e pushtetit të Edi Ramës gjatë 7 viteve. Nuk është detyrë e kryeministrit të dorëzojë çelësat e çdo shtëpie, kjo është punë bamirësish. Koha e pandemisë nuk pengon një qeveri të përgjegjshme, funksionale dhe që vendos njerëzit të parët që të përgatiste projektet.

Nuk është detyrë e kryeministrit të dorëzojë çelësat e çdo shtëpie, kjo është punë bamirësish. Çelsat i jep zoti Naçi që është bamirës. Ky duhet të përgjigjet se çfarë ka ndodhur sepse në 1 vit nuk ka bërë as gjërat më minimale. Paratë i ka harxhuar me inceneratorët dhe kontratatt e tjera që ka dhënë që janë zbuluar nga media?, tha Basha./CNA.al.

Lajmet e fundit nga