LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prag derbi, FIFA dhe Daja. “Demat” vijnë ndryshe përballë Tiranës

30 Nëntor 2020, 09:20, Sport CNA
Prag derbi, FIFA dhe Daja. “Demat” vijnë ndryshe

Në fillim të këtij sezoni, ndryshe nga të tjerët, për shkak të pandemisë ?COVID-19? dhe bojkotit që bënë klubet shqiptare, pakkush mendonte se Partizani do të ishte në krye të tabelës pas javës së pestë në Superiore dhe një ndër pretendentët kryesorë për titullin kampion. Kjo, për shkak të dënimit që ?demat? morën nga KAS-i, me bllokim merkatoje.

Por, në krye të stolit erdhi një kampion si Ilir Daja, i cili po i merr maksimumin grupit të reduktuar që ka. 54- vjeçari po bën një punë të shkëlqyer dhe në derbin e kryeqytetit të premten, është skuadra e tij që shkon si favorite kundër kampionëve në fuqi të Tiranës.

Ndoshta, FIFA i bëri ?nder? Partizanit, por edhe futbollit shqiptar, pasi tregoi se edhe me merkato të bllokuar dhe pa ndryshime të mëdha, krijohet një ekip për të luftuar për titullin kampion. Partizani ka nevojë për përforcime, pasi alternativat mungojnë, por edhe ndryshimet e mëdha në merkato, siç kanë bërë klubet e tjera, mund të ndikojnë negativisht.

Lajmet e fundit nga