LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë viktima në pak muaj/ Si u hodh nga dritarja e dhomës së tij 60-vjeçari

30 Nëntor 2020, 07:50, Kronika CNA
Pesë viktima në pak muaj/ Si u hodh nga dritarja e dhomës së

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja tek ?Shefqet Ndroqi? ku një 60 vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Mësohet se 60-vjeçari është hedhur nga kati i tretë i spitalit, ku kishte 10 ditë i shtruar nga Covid-19. Bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore ishte e agravuar, çka ka bërë që pacienti L. S. nga Rrësheni t?i japë fund jetës në mënyrë tragjike.

Sipas News 24, pacienti është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, teksa kishte gjetur pikërisht një moment kur lëvizja e mjekëve dhe infermierëve ishte më e reduktuar.

Kjo është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet Covid, ?Shefqet Ndroqi? dhe ?Infektivi?, brenda një periudhe të shkurtër kohore./CNA.al

Lajmet e fundit nga