LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk jam më 17 vjeç”/ Jonida Maliqi flet për Romeo Veshajn: Kam nevojë për…

30 Nëntor 2020, 12:33, Lifestyle CNA
“Nuk jam më 17 vjeç”/ Jonida Maliqi flet për Romeo

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj prej kohësh po përjetojnë një lidhje dashurie e cila është komentuar shumë në mediat rozë.

Jonida ka qenë e ftuar së fundi në emisionin e Ardit Gjebres ku ka treguar se Romeo është mashkulli ku ajo gjen mbështetje dhe dashuri, por është shprehur se duhet të tregohet e kujdesshme pasi nuk është më 17 vjeç dhe nuk dëshiron të lëndojë askënd.

Pjesë nga biseda:

Ardit Gjebrea: Do doje të kishe një mashkull në jetën tënde sepse mashkulli ëshë një mbështetje apo jo?

Jonida Maliqi: Pa dyshim që kam nevojë për një mashkull në krah, mendoj që çdo femër ka nevojë të ketë një mashkull në krah. Do doja të kisha një shtyllë ku të mbështetesha, një përqafim të ngrohtë, dua shumë duke qenë natyrë emocionale dua të jap shumë dashuri dhe të jap shumë dashuri sepse dashuria të jep shumë energji dhe të bën pozitiv. Nuk i them kurrë jo dashurisë.

Ardit Gjebrea: Është, do vijë, je në këtë moment, e ke?

Jonida Maliqi: Është, padyshim që është, por më duhet të jem e kujdesshme, nuk duhet të nxitohem.

Ardit Gjebrea: Pse?

Jonida Maliqi: Nuk dua të lëndoj askënd edhe nuk jam më 17 vjeç.

Ardit Gjebrea: Ka mbi 20 vite që njihemi dhe sa mirë më vjen të të dëgjoj kur flet kështu dhe sa shumë je rritur./ CNA.al

Lajmet e fundit nga