Connect with Us

Një vit pas tërmetit/ Rama bën bilancin, si po shkon procesi i rindërtimit

Aktualitet

Një vit pas tërmetit/ Rama bën bilancin, si po shkon procesi i rindërtimit

Publikuar

-

Një vit pas tërmetit/ Rama bën bilancin, si po shkon procesi i rindërtimit

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të ecurisë së procesit të rindërtimit.

Rama thekson se ringritja vazhdon dhe mbi 24 mijë punëtorë vijojnë papushim, pa të shtuna, pa të diela, pa orare e as lodhje, punën në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti.

RINGRITJA VAZHDON
24.800 PUNËTORË TË ANGAZHUAR PËR RINDËRTIMIN vijojnë papushim, pa të shtuna, pa të diela, pa orare e as lodhje, punën në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti, së bashku me të gjitha skuadrat e institucioneve qendrore e vendore, duke siguruar javë pas jave kthimin në banesa të reja individuale të familjeve në zonat rurale, paralelisht me progresin e përditshëm në zonat ku janë projektuar lagje të reja, brenda apo ngjitur me qytetet e goditura

Në Shijak:
• Ka përfunduar 1 shkollë dhe 2 të tjera përfundojnë brenda vitit 2020
• Nisin së shpejti edhe 3 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 1 me fondet eqeverisë shqiptare dhe 2 me fondet e donatorëve
• 400 banesa individuale përfundojnë brenda vitit dhe 67 të tjera brenda janarit 2021
• Nisin së shpejti edhe 200 banesat e fundit për këtë bashki
• Kanë përfunduar meremetimet për 24 pallate dhe vazhdon puna në 3 të fundit
• 1844 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 408,996,303 lekë
• 897 familje shërbehen me bonus qeraje prej muajit Dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi
#SiNjëFamilje” shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Pikë e zezë”/ Artan Hoxha sulmon Top Channel: More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Publikuar

-

Nga

Çuçi ministër i Brendshëm/ Hoxha: Bledi më ka marrë në pyetje si hetues për shkrimet e mia

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar Top Channel, lidhur me programin që ka transmetuar mbrëmjen e sotme.

Hoxha është tallur me emisionin “Përputhen” ku njihen të rinjtë, pasi është publikuar një video ku dy prej konkurentëve zihen me njëri-tjetrin.

Ai thotë se qytetarët janë duke pritur Top Channel që të publikojë përgjime për Ndraghetën, ndërsa televizioni ka publikuar sherrin e “Përputhen”.

LEXO EDHE:  Intervista/ Harito: Berisha më ka bindur që jam kushërirë e Ramës

LEXO EDHE:  Foto-Rritet bilanci i të dëmtuarve nga tërmeti në Korçë

More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Mileti pret ndonjë përgjim për Ndraghetën, ata i shfaqin video-boksin e Përputhen….

Pikë e zezë, thuaj…

Meqënëse këtë javë, produksioni nuk ka sajuar dot ndonjë ndeshje boksi, do japim ritransmetim videon e boksit, të javës së kaluar.

Ububuja…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

I dehur në timon, me shpejtësi skëterrë/ Shoferi përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor me iniciale P.Gj., i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq.

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Foto-Rritet bilanci i të dëmtuarve nga tërmeti në Korçë

LEXO EDHE:  "Xhisiela Maloku në konferencë live"/ Vasili akuza Qeverisë

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare tek Rruga Transballkanike në Vlorë.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Edi Paloka reagon ashpër pas akuzave: Çështjen do e çoj në gjykatë

LEXO EDHE:  Intervista/ Harito: Berisha më ka bindur që jam kushërirë e Ramës

 

 

 

LEXO TE PLOTE