Connect with Us

Nga Matilda Gjini/ Mos ua mbyllni gojën vajzave që rebelohen dhe kërkojnë barazi!

Opinione

Nga Matilda Gjini/ Mos ua mbyllni gojën vajzave që rebelohen dhe kërkojnë barazi!

Publikuar

-

Nga Matilda Gjini/ Mos ua mbyllim gojën vajzave që rebelohen dhe kërkojnë barazi!

Para disa ditesh, me 25 Nentor, ishte Dita Nderkombetare e Dhunes ndaj Guas. Eshte vendosur kjo date sepse me 25 nentor 1960 ne Republiken Domenikane u gjeten te masakruara tre motra, Minerva, María Teresa dhe Patria Mirabal.

Faji i tyre i vetem ishte se u rebeluan padrejtesive te regjimit diktatorial te Rafael Trujillos.

Kur lexova per here te pare historine e tyre, me erdhi ne mendje nje nga imazhet me te trishta te femijeris time ne Shqiperi. Behet fjale per vitet 2000; jetoja ne Lac kur komshiu jone vrau tre motrat e tij, tre studente rreth te njezetave.

Mbaj mend mamane time qe mundohej te na shpjegonte ne, tre vajzave dhe djalit te saj, se si vellai kishte vrare tre motra, dhe nuk e kuptonim.

Kane kaluar rreth 20 vite, dhe akoma nuk kemi arritur te kuptojm se si mund te ndodhe dicka e tille. Ne te gjitha publikimet boterore mbi dhunen kunder grave, numrat e Shqiperise jane te frikshem.

Studimet e United Nation Women afermojne qe 1 ne 2 femra ne Shqiperi ka pesuar ne jeten e saj te pakten nje nga keto tipologji dhune: dhune fizike ne familjen ku eshte rritur, dhune bashkeshortore ose dhune fizike dhe seksuale jashte familje dhe martese.

Shumica jone degjojme lajmin ne televizion, themi nje ‘ah sa gjynah e shkreta’ dhe kalojme tek lajmi tjeter. Por do ndryshojme gje keshtu?

LEXO EDHE:  “Jo dhunës ndaj grave”/ Policia e Shtetit nismë për ndërgjegjësim

Kuptomeni, nuk po them qe duhet te dalim mendsh dhe te permbysim vendin sa here qe kjo ndodh, por le te fillojm me gjera te vogla. Le te zgjedhim me shume femra qe na perfaqesojne e na mbrojne ne parlament. Le te edukojme djemte qe te vegjel qe te respektojne dhe te mesojne qe te vesh dore mbi nje femer esht akti me i ulet dhe frikacak qe mund te kryeje nje burre.

Mos tu mbyllim gojen qe ne femijeri vajzave sa here qe rebelohen dhe kerkojne barazi, sepse do rriten duke menduar se meshkujt kane gjithmone te drejte, dhe se nga ato duhet te pranojne gjithcka. Dhe keshtu pranojne shuplaken e pare, shuplaken e dyte, te rrahurat, dhe ne fund, kur ti vrasin, eshte pak vone te rebelohen.

Cdo gje e madhe ndertohet duke bashkuar copeza te vogla. Ne shqiptaret me mire se kushdo e dime qe ‘Gur Gur behet Kalaja’ prandaj duhet te japin kontributin tone te vogel duke nisur nga familja jone, per te ndertuar nje Shqiperi te sheruar nga plaga qe kemi prej shume viteve: dhunen ne familje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.

Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit me grupin trafikant të Habilajve shërbeu vetëm për të na dhënë provën se kultivimi dhe eksportimi i hashashit ishte kthyer në një biznes qeveritar.

Publikimi nga Bild, i dëshmive të grabitjes së votave në Durrës dhe Dibër, na shpjegoi se si arriti Edi Rama ta mbajë i vetëm tepsinë në duar.

Po kështu, edhe përgjimet e fundit të eksponentëve të Ndraghetas italiane nxorën në dritën e diellit pastrimin e parave të mafias me kullat që po ngrihen në qendër të kryeqytetit, 20 përqindshin që merret për çdo leje të re ndërtimi, shumat që duhen për të korruptuar një ministër apo një kryepolic, etj.

Natyrisht edhe në këtë rast, avokatia e mbrojtësve të qeverisë do të jetë e ngjshme me teknologjinë që kanë përdorur më parë, se përgjimet nuk përbëjnë prova, se besueshmëria e fjalëve të mafiozëve nuk duhet marrë për bazë, se këto janë goditje nën brez, në prag të një fushate elektorale.

Por, po të dëgjohen me vëmendje bisedat e ndraghetisëve ato duken qartë se nuk janë aq në ajër. Ata përmendin një biznesmen real, i cili siç po vërtetohet përditë e më shumë ka lidhje të forta me pushtetin dhe ka marrë shumë para publike pa garë prej tij. Pra, mafiozët kalabrezë nuk flasin dhe aq kot, ata e dinë gjendjen e lejeve të ndërtimit, tregun real të tyre, kostot dhe çmimet e shitjes, madje e kanë gjetur edhe çelsin për të depërtuar në botën e nëndheshme të vendimmarrjes shqiptare.

Në këtë këndvështrim edhe përgjimet e fundit italiane na përplasin para syve fabulën që e përshkruan më mirë se çdo gjë tjetër aventurën e rilindjes në pushtet: shkeljen e ligjit për të grabitur dhe pastaj grabitjen e zgjedhjeve për ti shpëtuar ligjit.

Por, puna është se rilindasit po lëvizin ç’do gur për të mos u identifikuar më këtë imazh ulëritës për këdo që ka veshtë të dëgjojë. Ata nuk duan të pranojnë se ky tetëvjeçar ka qenë një dështim katastrofal: Se gënjyen me gjithçka që premtuan në 2013, qoftë për papunsinë, qoftë për reduktimin e pabarazisë, qoftë për sjelljen e investimeve të huaja, qoftë me buxhetin për arsimin, qoftë me hapjen e negociatave. Ata refuzojnë të pohojnë se qenë të paaftë të absorbonin 1 miliardshin e donacioneve dhe kredive për rindërtimin, që e shitën si sukses faraonik. Ata nuk janë në gjendje të ndërgjegjësohen se jemi vendi i fundit i rajonit që dhamë ndihmën më të vogël ekonomike për frymë dhe s’qemë në gjendje të ofrojmë kurrë paketën e tretë, për ata që u rrënuan ekonomikisht nga efektet e pandemisë.

I gjithë ky bilanc asgjesues, i ndërthurur edhe me skandale kriminale apo financiare, është i pa përballueshëm në një debat publik normal, ku duhet të diskutohen në mënyrë racionale të arriturat dhe mosrealizimet e forcës politike që ka qeverisur vendin.

LEXO EDHE:  Dëshmi të rralla/ Femrat që vuajtën në burgjet e regjimit komunist dhe abuzimet që bëheshin ndaj tyre

LEXO EDHE:  Dashuria dhe paraja/ Burrat stresohen kur gratë fitojnë më shumë të ardhura se ata

Pikërisht për ti shpëtuar kësaj përballjeje socialistët kanë shpikur në prag të kësaj fushate një truk të ri: përmbytjen e opinionin me sondazhe të reme.

Në këtë kuptim, testimet e opinionit nga “kompanitë e mëdha”, që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut në të gjitha TV Shqiptare, janë një kopje e keqe e taktikës që Rama përdori në 2017, për të bërë fushatë me dajre dhe çitjane. Qëllimi i tyre është që të shmangin bilancin real, për tu marrë me mirazhin e diçkaje që nuk ekziston. Synimi i tyre është që ti pengojnë qytetarët të gjykojnë për atë që kanë ndjerë mbi kuriz, për atë që kanë parë me sy, duke i bërë të joshen nga të qenit pjesë e një shumice inekzistente që ekziston vetëm në propagandën rilindase.

Se si po ndodh kjo në praktikë është e lehtë të tregohet. Disa TV janë treguar të gatshme të publikojnë sondazhe që i vijnë direkt e nga zyra e shtypit e kryeministrit. Disa të tjerë, me më shumë skrupuj, e fshehin goditjet ndaj pushtetit përmes manipulimit të numrit të të pavendosurve dhe të atyre që refuzojnë të përgjigjen. Ndonjë i tretë pranon dhe ta anullojë fare rezultatin që ka paralajmëruar prej kohësh.

Po ti shtosh këtyre truqeve edhe dilemen mbi vërtetësisë së sondazheve në një mjedis aspak demokratik, ku njerëzit e paguajnë me vendin e punës bindjen e tyre politike apo kritikën ndaj qeverisë, është e lehtë të kuptohet çorba që po gatuhet.

Por, në këtë pikë rilindasve aq i bën. Ata po i shohin sondazhet si të vetmen mundësi për të mbuluar me një mjegullnajë imagjinare realitetin e trishtë me të cilin njerëzit po përballen përditë.

Ata duan të ngulin në kokën e gjithkujt, jo vetëm të atyre që i kanë ndjerë mbi shpinë mëkatet dhe gjëmat e pushtetit, por edhe të të tjetëve që i kanë parë me zë dhe më figurë skandalet e tij, se ata gabohen pasi në këtë vend janë pakicë.

Pikërisht, si rezultat i kësaj strategjie, ne do të gjendemi deri në 25 prill në një situatë paradoksale, ku sa më keq të shkojnë punët e qeverisjes, aq më lart do na shfaqen kuotat e Ramës në ekranet televizive. Qëllimi është i thjeshtë, që asksuh të mos reflektojë me mendje të ftohtë për atë që dëgjon në përgjime, por të ushqehet me realitetin virtual që fabrikojnë milionat e personazheve që i kemi dëgjuar të ndajnë paratë me Habilajt, Avdylajt apo Nraghetën./LAPSI

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kastriot Myftaraj/Boll më! Votoni Monën dhe Lulin

Publikuar

-

Nga

Ne zgjedhjet e 25 Prillit qytetareve shqiptare, i duhen dhene nga Opozita zgjidhje politike e ndryshime te thella ne qeverisjen e ardhshme dhe jo vetem nje rotacion pushteti por shprese per një te ardhme me te mire, per nje politike te drejte ne sherbim te njerezve, per mireqenien e tyre dhe te familjeve, por mbi te gjitha populli ka nevoje per Shpresë, shkruan Kastriot Myftaraj në rrjetet sociale.

 

Më tej gazetari i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu i njohur si Ylli Ndroqi thekson,  Sekti i Rilindjes se krimit dhe korrupsionit, ortaket e Ndraghetas dhe mafies rajonale, qeverise me te keqe dhe antikombetare qe kemi pasur ndonjehere duhet tu vije fundi sa me shpejt dhe me nje vote masive te qytetareve kunder tyre, keto jane e keqja e madhe dhe shkaterrimi i ekonomise, drejtesise, shendetesise dhe simboli i propagandes me suksese imagjinare dhe me lugen bosh ne familjet shqiptare.

Rilindja e shkaterrimit ekonomik dhe social, e arrogances dhe perbuzjes ndaj njerezve dhe kritikeve te politikave te demshme per shtetin e vendin do marrë nje pergjigje spektakolare nga populli shqiptar.

Boll më!

 

Më tej duke debatuar me komentuesit, Myftaraj shkruan: jo, te rrije Enveri, Edi e Taulanti…krimi e korrupsioni, varferia.

 

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Kush rrezikohet veçanërisht dhe pse?

LEXO EDHE:  Rama "vazhdon avazin" me gratë

Vazhdoni me saliun ju mbas 8 vjetesh, te vije opozita dhe rinia dhe te votohet Opozita e bashkuar me shumice per te hequr kancerin e tmershem qe po perhapet perdite nga Sekti i hajduteve, mafias, korrupsionit dhe krimit te organizaur qe perfaqesohet nga enveri, Edi, Erioni i Ndranghetas dhe taulanti.

Keto jane te marre fund se popullit ja kane sjell aty ku nuk mban me.

Votat kunder Rilindjes nga gjithe shqiptaret.

LEXO TE PLOTE

Opinione

A mund ta ndalim degradimin e demokracisë shqiptare?!

Publikuar

-

Nga

A mund ta ndalim degradimin e demokracisë shqiptare?!?

Nga: Bislim Ahmetaj

Në vitin 91 pati votime të drejta por jo të ndershme dhe fitoj frika.

Në vitin ’92 ka pas votime të drejta dhe demokratike dhe ka fituar e drejta.

Në vitin 96 kishte votime të rregullta por pa kundërshtarë dhe s’fitoj askush.

Në vitin 97 votimet u banë më grykën e pushkës njëlloj  si në 44-46-n dhe fitoj vdekja.

Nga viti 2001 dhe deri sot votimet janë kthye në biznes dhe zgjedhjet  i fiton ai që jep ma shumë, dhe i humb ai që blihet ma lirë.

Ka ardhë koha për një revizionim dhe vlerësim të votës dhe demokracisë.

Përndrysh “demokracia dhe vota  do të mbeten kafshatë që s’kapërdihet ma për shqiptarin”.

Koha është tani, nëqoftëse lëshojmë pe dhe shitemi e blihemi si të ishim gica Pashkësh apo kingja Bajrami edhe në këto zgjedhje të jeni të sigurtë që në Shqipëri do të lulëzoj demokracia  putino-erdokaniste.

E kam seriozisht, po ama shumë seriozisht.

Nuk është në pyetje kush i fiton zgjedhjet, është në pyetje sistemi demokratik dhe vota e lirë.

I  pabesueshëm  për shëndetin mendor të njerëzve normal është fakti që sipas shumë sondazheve  parti e parë vazhdon të jetë Partia e Punës së Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Kush rrezikohet veçanërisht dhe pse?

LEXO EDHE:  Humbasin vetë-kontrollin/ Këto janë 3 shenjat më impulsive të horoskopit

Kjo mund të jetë e vërtetë vetëm në rastin kur vota shndrrohet në mallë tregu.

Nuk është argument të mbështesësh një qeveri që ka shëmbur dhe rrënuar çdo kod moral dhe demokratik se s’kemi kujt tja japim votën.

Kemi kujt t’ja japim votën, të gjitha partitë që janë kundër Partisë së Punës së Rindërtuar janë njëqind herë më të mira se ajo .

Ndaj duhet të merrni frymë thellë para se të vendosni të shiteni apo të bliheni për një gic apo qingj.

Varfëria në asnjë kohë nuk e ka përcaktuar karakterin  e familjes shqiptare edhe pse ka qënë prezent historikisht në këtë vend. Shqiptari ka mbet i varfër edhe për arësyen që nuk është shitë e  ble si mall pazari.

Vota është karakter, vota është vlerë morale.

Vota është pushteti i vetëm e njeriut të ndershëm ndaj duhet ti japim vlerë asaj,  në mënyrë të veçantë kësaj rradhe që të mos të humbim edhe demokracinë edhe lirinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE