LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga kilet e fituara gjatë shtatzënisë tek mesazhi për vajzat/ Sara Hoxha në një rrëfim si asnjëherë më parë

30 Nëntor 2020, 10:34, Lifestyle CNA
Nga kilet e fituara gjatë shtatzënisë tek mesazhi për

Partnerja e reperit Ledri Vula ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj private me ndjekësit. Që nga fotoja e parë që ka realizuar me Ledrin, tek shtatzënia.

Si e përjetuan të afërmit dhe prindërit e Ledrit lajmin e shtatzënisë, sa kilogramë ka marrë gjatë kësa periudhe dhe deri tek mesazhi për vajzat.

Sara i ka treguar të gjitha këto në rrjetet sociale në rubrikën ?Ask me a question?.

?Kur mbeta shtatzënë isha 64 kg, kur u peshova (10 ditë më parë) isha 80,2 kg. Çfarë të them më shumë?, shkruan Sara në storyn e saj.

Ajo gjithashtu ka publikuar foto ku tregon se si Ledri, prindërit e tij dhe mikeshat e saj e kanë përjetuar emocionin kur kanë mësuar për shtatzëninë.

Gjithashtu ajo ka përfituar për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për vajzat e reja.

Të mos marrin shembull në Instagram apo në rrjetet e tjera sociale. Unë që jam goxha aktive në Instagram më keni parë ndonjëherë duke qarë, duke ulëritur, me pamje të tmerrshme me celulit apo me ndonjë puçërr gjigante në fytyrë? Jo, sepse janë gjëra që ndodhin për ditë por kur na ndodhin nuk e kemi mendjen ti postojmë në Instagram. Unë përshembull vetëm kur jam në qejf postoj, mbase e keni vënë re. Kur shkoj m epushime, kur kam dal për qejf. Kur jam e mërzitur ose kam ndonjë problem as nuk më shkon mendja te Instagrami. Kështu që duhet vetëm të kuptojmë që jo çdo gjë që shohim këtu është reale dhe asnjëherë të indikohemi?, shkruan më tej Sara./ CNA.al

Lajmet e fundit nga