Connect with Us

Milan vendos pikat mbi “i”/ Takim me agjentin për të ardhmen e Calhanoglu

Seria A

Milan vendos pikat mbi “i”/ Takim me agjentin për të ardhmen e Calhanoglu

Publikuar

-

Tratativa e zgjatjes së kontratës së Hakan Çalhanollusë me Milanin ngjason njësoj si loja e shahut. Të dyja palët studiojnë me kohë të gjatë lëvizjet e tyre. Mesfushori turk  është duke vlerësuar mundësinë e uljes së kërkesës së tij të 6 milionë eurove për të favorizuar një akord me drejtuesit e Milanit.

Ai gjithashtu thuhet se i ka zbuluar miqve të tij më të ngushtë se do dëshironte të qëndronte të mbajë veshur fanellën kuqezi. Nga ngrirja e akullt prej shumë kohësh pritet afrimi midis palëve.

Zëra që vijnë nga klubi i Milanit thuhet se kërkesa e bërë në drejtim të agjentit të lojtarit është më e mira e mundshme. Shifra përllogaritet nga 3,5-4 milionë euro në sezon. Sipas “Calciomercato.com”, përreth 15-20 ditësh agjenti i yllit të Milanit do të zbarkojë në Milano për një takim me drejtuesit kuqezinj, Masarën dhe Maldinin.

Një takim i rëndësishëm për të kuptuar nëse Çalhanollu do të vazhdojë “martesën” e tij me Milanin ose do të ketë një largim të mundshëm të tij në qershor. Përqindjet e një akordi, në respekt të një jave më parë janë në rritje. Milani shpreson ende ku zgjidhja e kësaj çështjeje do të përfundojë së shpejti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Marcello Lippi: Shoh vetën time tek Gattuso

Publikuar

-

Nga

Ish-trajneri i Italisë, Marcello Lippi ka krahasuar Gennaro Gattuson me veten e tij. Marcello Lippi thotë se e sheh veten te Gennaro Gattuso dhe beson se Interi dhe Juve kanë “vetëm një problem”.

Lippi është fitues i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, ai pati në ekip lojtarë si: Gennaro Gattuso, Andrea Pirlo, Pippo Inzaghi , Antonio Conte dhe Fabio Cannavaro. Ata të gjithë fituan Kupën e Botës me Lippin në krye të “Azzurrëve” para se të fillonin karrierën e tyre si trajner.

“Unë jam krenar kur i dëgjoj ata duke thënë se isha një frymëzim për ta. Shpesh mendoj se kush është më shumë si unë dhe duhet të them se e shoh veten tek Gattuso nga mënyra se si e menagjon ekipin e tij”, tha ai.

“Gattuso nuk është vetëm i fortë, ai është në gjendje të organizojë ekipin e tij shumë mirë” shtoi ai. Pirlo dhe Conte do të përballen me njëri-tjetrin në përballjen Inter – Juventus të dielën. “Ata janë njerëz të zgjuar, Conte ka qenë gjithmonë kaq i përpiktë dhe vizioni i Pirlos ishte mbi mesataren normale”, tha 72 vjeçari.

A është një lojë vendimtare për garën e Scudettos? “Jo për sa i përket pikëve, mendoj se është shumë herët, edhe nëse Interi fiton, kanë mbetur shumë ndeshje. Mund të bëjë ndryshimin në nivelin mendor. Inter është përpara Juventusit, sepse ky është sezoni i dytë i Conte në klub dhe ai po përmirëson ekipin”, tha Lippi.

“Andrea po bën një ndryshim rrënjësor dhe mendoj se po korr shpërblimet e punës së tij. Interi dhe Juventusi kanë vetëm një problem. Ata varen shumë nga Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo. Pa ata, potenciali i tyre nuk është i njëjtë, por duhet të thuhet se ata janë dy kampionë të jashtëzakonshëm”, përfundoi Marcello Lippi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Kielini s’ka etikë, u bën keq të tjerëve”, Felipe Melo flet troç

Publikuar

-

Nga

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Interit Felipe Melo nuk i kursen kritikat për kapitenin e bardhezinjve dhe ish-shokun e skuadrës Xhorxho Kielini.

Në një intervistë të fundit për “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori brazilian e konsideroi mbrojtësin italian si “person pa etikë, që flet keq për shokët e skuadrës”.

“Kielini s’mund të ketë vazhdimësi në ndeshje, sepse ai gjithmonë bën dëm. Në futboll, çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes, qëndron aty.

Shokët e tij të ekipit kombëtar dhe skuadrës duhet të kenë frikë prej tij sepse nëse ai flet për dikë që luan me të, si p.sh., Baloteli, ndoshta mund të bëjë të njëjtën gjë dhe nesër me atë që ndan fushën.

Në Brazil ne e quajmë etikë dhe nëse Kielini nuk e ka një gjë të tillë, është problemi i tij. Unë kam etikë dhe nuk flas keq për të. Në fakt, i uroj më të mirat. Shpresoj që ai të fitojë një trofe ndërkombëtar për të qenë më i lumtur në karrierë. Çfarë nuk do të bëja përsëri? S’do t’i ofroja darkë Kielinit”, shprehet mesfushori brazilian Felipe Melo.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Po mbush 40-vjeç, Ibrahimovic tregon të ardhmen e tij

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për të ardhmen e tij dhe ka treguar planet e tij në lidhur me futbollin.

Zlatan Ibrahimovic, edhe pse është 39 vjeçar, është bërë tanimë protagonisti kryesor për sezonin e mrekullueshëm të Milanit që po kalon në Serie A, këtë edicion.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ibra kishte deklaruar për “CorrieredelloSport”, se ai do të luaje për aq kohë sa ndihet mirë.

Në fund të sezonit do të vendos të ardhmen time me AC Milan, për sa kohë të ndihem mirë në fushë, do të luaj”, tha ai.

Suedezi u ndal të flasë edhe për portierin, Donnarumma të cilin e cilësoi njërin nga portierët më të mirë në botë, por pati një koment edhe për debutuesin e ri të milanit, Pierre Kalulu.

“Donnarumma? Ai portieri më i mirë në botë, por nuk mendoj se është normale që ska luajtur ende një ndeshje të Ligës së Kampionëve”, tha Ibrahimovic.

LEXO TE PLOTE