LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më dëboi nga shtëpia"/ Rrëfehet i përlotur mjeku i Maradonës: E vërteta e vdekjes së Diegos

30 Nëntor 2020, 17:55, Sport CNA
"Më dëboi nga shtëpia"/ Rrëfehet i përlotur

Mjeku i Diego Armando Maradona po hetohet për neglizhencë mjekësore dhe policia po e trajton vdekjen e futbollistit si një vrasje të mundshme.

Policia ka bastisur shtëpinë e mjekut personal Leopoldo Luque, të dielën dhe hetuesit po kërkojnë të gjithë stafin mjekësor të përfshirë me kujdesin e tij.

Mirëopo sot Leopold Luque, mbajti një takim me gazetarët në shtëpinë e tij dhe për rreth 40 minuta iu përgjigj të gjitha pyetjeve.

?Nuk është asnjë gabim mjekësor. Gjithçka që mund të bëhej u bë. Unë nuk kam asgjë për t?u ankuar. Unë e doja Diegon dhe bëra gjithçka që ai të bëhej më mire. Vetëm unë qëndrova me të. Unë nuk jam përgjegjës për atë që ndodhi, jam krenar për gjithçka bëra për Diegon dhe familjen e tij?, u shpreh ai, ndërsa pretendon se Maradona ishte treguar i ashpër me të dhe të gjithë personat pranë tij.

?Ai më dëboi nga shtëpia të enjten dhe më ofendoi. Kur u sëmur ai i trajtoi të gjithë ashtu. As ai nuk donte të fliste me vajzat e tij. Kur më shtyu, nuk doja të largohesha, i thashë që nuk do të largohesha derisa të ngrihej nga shtrati dhe pastaj mund të largohesha. Vdekja e tij nuk ishte rezultat i një gabimi mjekësor. Një sulm në zemër është diçka që mund t?i kishte ndodhur një pacienti të tillë, është plotësisht normale që dikush që ka një histori mjekësore si Diego të kishte vdekur ashtu?, vijoi ai më tej.

?Diego ishte i trishtuar dhe i dëshpëruar për një kohë shumë të gjatë. Atij i mungonin prindërit. Unë u përpoqa të isha një mik i mirë dhe të isha gjithmonë në shërbim të tij. Dhe ai ishte shumë i fortë, nuk mund t?i impononit asgjë, ai ishte jashtëzakonisht kokëfortë. Ai duhet të kishte shkuar drejt lënies së alkoolit por nuk donte. Ne duhej të ekuilibronim midis pilulave që po merrte dhe alkoolit që po pinte. Ai bënte çfarë të donte, ndërsa ne nuk mund të bënin asgjë.

E di që tani do të ketë gazetarë që kërkojnë gjak pas vdekjes së tij, por unë nuk jam fajtor për asgjë. E vetmja gjë që bëra gabim ishte se e desha atë. Unë jam në dispozicion për të gjithë organet që duan të më hetojnë, nuk kam asgjë për të fshehur. Unë kam qenë gjithmonë me Diegom dhe besoj se ata që duan të dinë të vërtetën së shpejti do ta kuptojnë se unë nuk jam fajtor për vdekjen e tij?, theksoi mjeku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga