Seria A
Marash Kumbulla jep lajmin e madh për gjithë tifozët

Lajm i mirë për Romën dhe trajnerin e saj portugezin Paolo Fonseka, Marash Kumbulla është shëruar nga koronavirusi.
Këtë lajm e ka publikuar vetë mbrojtësi shqiptar në Story në profilin e tij zyrtar në “Instagram” ku ka shkruar: “Është koha për t’u kthyer”.
Marash Kumbulla rezultoi pozitiv me COVID-19 përpara se të grumbullohej me Kombëtaren shqiptare, ndërkohë ai humbi tri sfidat e Shqipërisë dhe sfidat ndaj Parmës dhe Napolit në kampionat dhe ndaj Kluzhit në Europa Ligë.
Ndeshja e tij e fundit kur është aktivizuar ishte më 5 nëntor në ndeshjen e parë ndaj Kluzhit në Europa Ligë.
Paolo Fonseka tani do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më në formë të Romës këtë sezon.
Lajme të Rekomanduara:

Pengu i karrierës, Cikalleshi tregon pse dështoi transferimi te ekipi i madh i Serisë A
Sokol Cikalleshi ka qënë i ftuar në “Ora Sport” atje ku ka folur për karrierën e tij. Mundësia ishte e artë për të kaluar te...

Rey Manaj drejt rikthimit në Itali, dy klubet e njohura në garë
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është i lidhur me rikthimin në Seria A. Sulmuesi kërkohet nga Crotone, skuadër që synon përforcime në sulm...