Connect with Us

Korrupsioni po bën kërdinë në periferinë e BE-së

Bota

Korrupsioni po bën kërdinë në periferinë e BE-së

Publikuar

-

Korrupsioni po bën kërdinë në periferinë e BE-së

Nga Gideon Rachman

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të mbrojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Lufta amerikane është edhe më dramatike, pasi vetë presidenti amerikan po udhëheq përpjekjen për të përmbysur sistemin politik. Ndërkohë në Evropë, kërcënimi vjen kryesisht nga periferia.

Në qendër të vëmendjes janë Hungaria dhe Polonia, teksa qeveritë e tyre po i rezistojnë përpjekjeve për ta lidhur financimin nga BE me respektimin e shtetit ligjor. Por fokusimi ekskluzivisht vetëm tek hungarezët dhe polakët, nënvizon pikërisht problemin e madh që ka sot Evropa.

Në disa vende të tjera të BE-së, skandalet e fundit korruptive, dhe polemikat mbi sundimin e ligjit kanë ngritur pikëpyetje serioze në lidhje me shëndetin e sistemeve të tyre demokratike. Ato përfshijnë Bullgarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë , Kroacinë, Maltën dhe Qipron. Kolektivisht, këto demokraci me probleme zënë midis 1/4 dhe 1/3 së 27 qeverive të unionit.

Rastet e Hungarisë dhe Polonisë, po marrin vëmendjen më të madhe, pjesërisht pasi në këtëmosmarrëveshje ka edhe një element ideologjik. Udhëheqësi hungarez Viktor Orban, kënaqet kur jep leksione rreth “demokracisë jo-liberale”. Polakët dhe hungarezët, kanë miratuar gjithashtu ligje që e minojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Sulmet ndaj demokracisë dhe korrupsioni diku tjetër në BE,po tentojnë që të ndodhin sipas modës së vjetër – nën rrogoz dhe pa fjalime të hapura publike që sulmojnë liberalizmin. Këto skandale tërheqin më pak vëmendje jashtë shtetit. Por ato kanë provokuar protesta të mëdha dhe destabilitet politik në shumë prej këtyre vendeve.

Që nga korriku i këtij vitit, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Bullgarisë, për të demonstruar kundër qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov. Turmat janë irrituar nga historitë e politikanëve dhe zyrtarëve që kanë blerë apartamente me çmime shumë poshtë normave tëtregut, por edhe nga fotot ku Borisov ka dalë pranë një sirtar të hapur dhe të mbushur plot me kartëmonedha 500-euroshe dhe lingota ari.

Kryeministri thotë se ato foto janë montazh. Por edhe presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, e ka akuzuar Borisov për drejtimin e një “qeverie mafioze”.Vitet e fundit protestat masive kanë tronditur gjithashtu Rumaninë, ku prokurorët janë përplasur ashpër me ministrat e qeverisë.

Liviu Dragnea, dikur figura kryesore e politikës rumune, u dërgua në majin e vitit 2019 me 3 vite e gjysmë burg me akuzat e korrupsionit. Ivo Sanader, kryeministri më jetëgjatë i Kroacisë që nga pavarësia e vendit, u dënua në 13 nëntor me 8 vjet për korrupsion.

Diku tjetër në BE, skandalet e korrupsionit janë përzier me vrasje. Gazetari Jan Kuciak, dhe e fejuara e tij, Martina Kusnirova, u vranë në Sllovaki në vitin 2018. Kuciak ishte duke hetuar lidhjet midis mafies italiane dhe zyrtarëve të afërt me kryeministrin e vendit Robert Fico, qëu detyrua të jepte dorëheqjen pas protestave që pasuan vrasjen e Kuciak.

Në Maltë, Daphne Caruana Galizia, një gazetare es njohur investigative u vra në vitin 2017, pasi kishte shkruar për pastrimin e parave nga zyrtarë të fuqishëm, si dhe mbi bizneset e gruas së kryeministrit. Hetimet dhe demostratat publike që pasuan vdekjen e saj, çuan në dorëheqjen e kryeministrit, Joseph Muscat, dhe në arrestimin e shefit të tij të kabinetit,

Keith Schembri.

LEXO EDHE:  Si lindi “Internacionalja” e nacionalistëve evropianë

Schembri është liruar me kusht, dhe nuk është akuzuar për shitjen e pasaportave malteze tek shtetasit që nuk i përkasin vendeve të BE-së. Edhe shitja e pasaportave nga Qipro është bërë gjithashtu një çështje shumë e diskutueshme –pasi qeveria atje është akuzuar për lëshimin e pasaportave për kriminelët e huaj, dhe të afërmit e despotëve të tillë, si Bashar Al-Assad i Sirisë dhe Hun Sen i Kamboxhias.

Disa mund të thonë se korrupsioni dhe dhuna në vendet e vogla si Malta ose Qipro janë relativisht të parëndësishme për një BE me 440 milionë banorë. Por në Francë, ish presidenti Nicolas Sarkozy është në gjyq për korrupsion dhe shitje të ndikimit.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparency International, sugjeron që problemi i korrupsionit në Itali mund të jetë më i keq se ai në Maltë ose Qipro. Korrupsioni në çdo vend, sado i vogël qoftë, ndikon tek BE-ja si një e tërë. Çdo vend ka një veto mbi disa politika thelbësore, sikurse është buxheti i BE-ë.

Gjithashtu secili vend merr për 6 muaj kryesimin e BE-së duke diktuar axhendën e saj.

Një pasaportë nga çdo vend i BE, të jep të drejtën për të jetuar dhe punuar kudo në 27 vendet e unionit. Kompetencat e BE-së për të hetuar korrupsionin dhe për të zbatuar ligjin në vendet e saj anëtare janë të kufizuara.

Prokuroria Publike Evropiane (EPPO) e themeluar së fundmi, mund të marrë përsipër vetëm çështje që përfshijnë abuzimet me fondet e BE-së apo veprime nga stafi i saj. Pjesëmarrja në EPPO është vullnetare. Hungaria dhe Polonia kanë zgjedhur të mos bëhen pjesë.Euroskeptikët do t’i shfrytëzojnë këto të meta për të argumentuar se vetë BE është e kalbur nga korrupsioni. Sigurisht, Borisov ka marrë më shumë mbrojtje sesa e meriton nga politikanët e tjerë të BE-së. Por nëse BE do të shpërbëhej, problemet e korrupsionit në vende të tilla si Bullgaria ndoshta do të përkeqësoheshin.

Kur vepron, BE-ja është një forcë për mirë. Pasi u shkarkua nga detyra Laura Codruta Kovesi, një prokurore anti-korrupsion në Rumani, institucionet e BE e mbështetën atë. Zonja Kovesi u emërua më vonë në krye të zyrës së prokurorit publik të BE – duke dëshmuar se kultura politike e Brukselit,diktohet ende nga qeveritë që e marrin seriozisht sundimin e ligjit.

Edhe kështu, shtetet e qeverisura keq dhe me probleme me korrupsionin, janë të mirë-përfaqësuara në tryezën e BE-së. Udhëheqësit evropianë, pozojnë së bashku në samitet për atë që quhet “foto familjare”. Janë mjaft “xhaxhallarë” dhe “kushërinj” të çuditshëm që buzëqeshin para kamerës. /

“Financial Times”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë me koronavirus, teksa rritet numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar, ka thënë eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Fauci ka thënë se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit.

Delta mund të shtypet, por si?

Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat e pavaksinuar.

Situata me koronavirus në SHBA është duke u kthyer në “pandemi në mesin e të pavaksinuarve”, ka thënë Fauci për transmetuesin amerikan CNN, të dielën.

LEXO EDHE:  Basha anulon vizitën e planifikuar në SHBA?!

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në SHBA.

LEXO EDHE:  Turqia i kërkon BE-së të mos e ndajë nga Ballkani Perëndimor

Shtetet e Bashkuara kanë qenë lidere në dhënie të vaksinave deri në muajin prill, kur ka nisur që të ulët shkalla e vaksinimit.

Banorët në rajonet jugore është thënë se janë më pak të vaksinuar.

Sipas autoriteteve, prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 34 milionë raste dhe 610,000 viktima me koronavirus.

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve, i është atribuuar variantit ngjitës të këtij virusi, Delta./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca miraton ligjin për pasaportën e vaksinave kundër Covid

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Francës ka votuar për t’i bërë pasaportat e vaksinave kundër koronavirusit, pjesë kryesore të jetës së përditshme, pas një dokordësimi midis ligjvënësve.

Miratimi i këtij vendimi erdhi një ditë pasi Franca u përfshi në protesta kundër masave anti-Covid-19, pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi javën e kaluar që leja shëndetësore (pasaporta e vaksinave), apo një test negativ do të kërkohej në disa vende, si kinema apo klube nate.

Sipas Macron kjo është një masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, në një situatë kur ka një shtim të rasteve për shkak të varianteve të reja të Covid.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë është sot ditë zie për viktimat që pësuan të dielën në një aksident rrugor në Kroaci.

Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Në mesin e viktimave është njëri shofer, ndërsa dy nga pasagjerët e plagosur janë të shtrirë në njësi të kujdesit intensiv në Sllavonski Brod.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ditë zie në nderim të viktimave, ndërsa ndërpreu vizitën në Japoni për shkak të aksidentit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të dielën mbrëma të plagosurit në Sllavonski Brod.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për ne”, tha Kurti.

Të gjithë të mbijetuarit e aksidentit ndodhen ende në Kroaci. Mësohet se autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për organizimin e sjelljes në Kosovë të udhëtarëve të palënduar dhe të atyre me lëndime të lehta.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, tha se disa të lënduar lehtë do të lirohen gjatë ditës së sotme nga spitali.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Ish-ministri i Ramës zbulon mesazhin e Gjermanisë

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ Negociatat nuk hapen. Kush e ka fajin, ne apo BE?

“Të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje tragjike do t’iu ofrohet ndihmë psikologjike”, tha ai.

Autoritetet thanë se shoferi që po voziste autobusin, u ndalua nga policia.

“Ai [shoferi] tha se e mori gjumi për një moment”, tha zëvendësprokurori lokal, Sllavko Pranjiç. “Kam parë të plagosur, kam parë të vdekur, kam parë gjithçka”, tha Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët, për televizionin kroat HRT.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se është “i trishtuar” dhe “i pikëlluar” nga ngjarja, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave dhe popullit të Kosovës.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, gjithashtu shprehu ngushëllime dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë publikoi numrin e telefonit: +383 (0) 38 200 76 000, si kontakt për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve në Kroaci.

Dhjetëra qytetarë ndezën qirinj të dielën mbrëma para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të viktimave të aksidentit./REL

LEXO TE PLOTE