LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi lirimin e “pronarëve” të drogës/ Prokurorja “ngec” në deklarimin e pasurisë

30 Nëntor 2020, 13:05, Vetingu CNA
Kërkoi lirimin e “pronarëve” të drogës/

Në Marsin e vitit 2016, Flora Çela u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës si numri dy i saj. Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik Llalla, i cili firmosi ngritjen në detyrë të prokurores Çela, e cila zëvendësoi prokurorin Alfred Saliu.

Por, një vit më pas, prokurorja Çela bëhet objekt në media, pasi liroi nga prangat ?pronarët? e 20 tonëve të drogës.
Forcat e FNSH dhe RENEA, gjatë një aksioni në fshatrat Llakatund dhe Drithas të Vlorës, sekuestruan më shumë se 20 ton drogë Canabis Sativa, por tre ditë më pas dy nga të arrestuarit janë lënë të lirë me masën ?detyrim paraqitje?, sipas kërkesës së prokurores Çela.

Nuk dihet nëse është bërë ndonjë hetim apo është marrë ndonjë masë ndaj prokurores Çela për këtë rast. Ndërkohë që KLD ka kaluar në filtër të gjithë gjyqtarës që janë marrë me këtë rast.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e prokurores Çela në kuadër të procesit të Vettingut, e cila në disa vite ka edhe paqartësi lidhur me kredi dhe hua.

Nuk dihet nëse kjo vjen se nuk ka ditur të deklarojë pasurinë apo është e qëllimisht. Në disa raste deklaron kredi pa shifra, në disa të tjera nuk tregon sa ka shlyer brenda një viti dher sa jo. Ndër të tjera deklaron që ka marrë hua dhe më pas tregon nëse e ka shlyer. Gjithashtu ajo deklaron blerjen e një apartamenti por në mënyrë të paqartë. Nuk thotë sa e ka vlerën totale dhe nuk deklaron qartë burimet e të ardhurave, me të cilat ka blerë këtë pronë.

Më tej ajo thotë se jeton me pagën e saj dhe të bashkëshortit dhe pavarëisht kredive dhe minikredive nuk i mungojne kursimet dhe depozitat bankare.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Flora Çela, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2007 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga shpërblimi nga shkolla e Magjistraturës, 387 000 lekë.
Viti 2007 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 120 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 841 781 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si nëntoger, 365 750 lekë.
Kredi 100 000 lekë. Pa shlyer 27 504 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortit 394 4769 lekë.

Viti 2009
Depozitë bankare 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 895 513 lekë dhe raporti I lindjes, 22 800 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri , 522 000 lekë.
Kredi 100 000 lekë. Mbyllur.
Kredi në emër të bashkëshortit 394 4769 lekë.

Viti 2010
Depozitë bankare 5 200 euro.
Kursime, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 031 527 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri , 555 600 lekë dhe dieta, 134 000 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortit 394 4769 lekë. Pa shlyer 100 000 lekë.

Viti 2011
Shtesë në llogarinë bankare 3 300 euro dhe 40 000 lekë.
Blerë automjet 1 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 012 089 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 575 520 .
Kredi 100 000 lekë.
Hua babait të bashkëshortit për blerje makine, 1 000 euro.

Viti 2012
Kursime 200 000 lekë.
Tërhequr nga depozita bankare 8 800 euro.
Dhuruar shuma 225 791 lekë (nuk jep sqarime)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 979 484 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 489 744 lekë.
Kredi 100 000 lekë. Shlyer.
Detyrim për blerjen e ap. Shlyer 10 000 euro, mbetur 20 000 euro.

Viti 2013
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 970 877 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 516 160 lekë.
Detyrim për blerjen e ap. Shlyer 10 000 euro, mbetur 20 000 euro.

Viti 2014
Blerë automjet me vlerë 167 215 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 162 533 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 718 800 lekë.
Kredi konsumatore 371 000 lekë.

Viti 2015
Pakësim I gjendjes kesh me 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 188 851 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në ushtri, 419 300 lekë dhe në flotën detare në Durrës, 43 831 lekë.
Kredi nuk e thotë shifrën.
Kredi, principali,118 651 96 dhe pa papaguar 172 474 62 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 21 802 39 euro.
Shlyer detyrimi i shtëpisë në Vlorë 24 000 euro. Mbetur edhe 6 000 euro.

Viti 2016
Pakësim I të ardhurave me 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 326 896 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 44 398 lekë, 104 494 lekë dhe 47 938.
5 000 euro kesh të mbetura nga disbursimi I kredisë.
Kredi 73 000 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 21 191 39 euro.
Overdraft nuk e thotë shifrën.

Viti 2017
Blerë automjet 3 000 euyro dhe shitur volsvagen golf 100 000 lekë.
Gjendje kesh 5 000 euro.
Shtesë në kursime 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 373 680 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 606 400 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 20 259 09 euro.
Detyrim firmës së ndërtimit, 6 000 euro.
Kredi bankare 450 000 . Shlyer 450 000 lekë.
Detyrime për shkollën e djalit 10 000-15 000 lekë.

Viti 2018
Shtesë në kursime 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Vlorë, 1 203 001 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 816 400 lekë dhe dieta 20 000 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 19 259 59 euro.
Detyrim firmës së ndërtimit, 6 000 euro.
Kredi bankare 450 000 . Shlyer 450 000 lekë.
Detyrime për shkollën e djalit 10 000-15 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga