LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-kreu i ISHP ngre alarmin/ Tregu i barnave i pakontrolluar, antiviralët shiten 700 euro në të zezë

30 Nëntor 2020, 16:19, Lifestyle CNA
Ish-kreu i ISHP ngre alarmin/ Tregu i barnave i pakontrolluar, antiviralët

Ish-kreu i ISHP-së dhe qendrës për kontrollin e barnave, Besnik Jakaj ishte i ftuar pasditen e sotme në Fax news.

Jakaj ka kritikuar qeverinë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, ndërsa tha se duhet të ishin hapur spitalet rajonale.

?Është e gjitha çështje menaxhimi, protokoll organizativ, nëse ne do të kishim hapur spitalet rajonale, pse ne duhet të sillnim një qytetar nga Kukësi në drejtim të Tiranës, apo nga Gjirokastra.

Mjeku specialist do të bënte të mundur që të diferenconte pacientët, duke marrë në telefon 127, nëse duhej të bëhej transportimi i tyre drejt Tiranës?, u shpreh Jakaj.

Ai tha se lënia e mjekut të familjes jashtë skemës për trajtimin e rasteve Covid, ka sjellë pasoja në shëndetin e qytetarëve.

Jahaj u ndal edhe te menaxhimi i barnave, ndërsa tha se ka abuzime të shumta me çmimet, por edhe me ilaçet që futen kontrabandë, pa u kontrolluar nga ana e shtetit.

?Ne jemi në një situatë totalisht jashtë kontrollit sa i takon barnave. Qeveria ka nxjerrë një paketë që nuk funksionon, nuk ka sistem kontrolli për barnat, po abuzohet me çmimet, po abuzohet dhe me recetat. Qytetarët shkojnë që të marrin receta të gatshme, duke u keqmjekuar, që mund të sjellin pasoja shumë të mëdha.

Ne kemi disa antivirale që qarkullojnë në vendin tonë dhe nuk janë të licensuar. Ka ilaçe që vijnë në kushtet e kontrabandës dhe shiten dhjetra herë më shtrenjtë. Në asnjë vend të botës nuk kushton një tampon 100 euro, antiviralët kanë shkuar deri në 700 euro në tregun e zi, apo antibiotikët që shiten të palincesuar”, deklaroi Jakaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga