Connect with Us

Gjashtë format e Covid-19/ Kush është grupi më i rrezikuar

Shëndeti

Gjashtë format e Covid-19/ Kush është grupi më i rrezikuar

Publikuar

-

Gjashtë format e Covid-19/ Kush është grupi më i rezikuar

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

1.Lloji i gripit pa ethe: Dhimbje koke, humbje erë, kollë, dhimbje fyti dhe dhimbje, por pa ethe !

2.Lloj gripi me ethe: Ngjashëm me grupin 1, plus humbje të oreksit dhe ethe !

3.Lloji gastrointestinal: Diarre, humbje të nuhatjes dhe oreksit, dhimbje koke, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi. Zakonisht nuk ka kollë!

4.Lloji i lodhjes: Lodhje, dhimbje koke, humbje erë, kollë, dhimbje gjoksi dhe ethe. Ky grup konsiderohet më i rëndë se tre të mëparshmit, pasi 8.6% e tyre kërkojnë asistence të frymëmarrjes!

5.Lloji i konfuzionit: Njerëzit përjetojnë konfuzion, përveç simptomave të renditura në grupin e katërt. Rreth 10% e tyre do të kenë nevojë për asistence të frymëmarrjes!

6.Lloji abdominal dhe i frymëmarrjes: Konsiderohet si grupi më serioz, pasi pothuajse gjysma e njerëzve do të kenë nevojë për shtrim në spital dhe rreth një e pesta do të ketë nevojë për mbështetje të frymëmarrjes. Simptomat përfshijnë dhimbje koke, ethe, humbje të nuhatjes dhe oreksit, kollë, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, si dhe gulçim, diarre dhe dhimbje barku, dhimbje muskulore, konfuzion dhe lodhje!

LEXO EDHE:  Vijon "ping-pongu" i mëngjesit/ Basha i përgjigjet Ramës: Je një dështim i madh

Simptomat gjithashtu varen nga doza e ekspozimit ndaj virusit (sa më shumë të jeni i ekspozuar ndaj një ngarkese të lartë virale, aq më shumë rrezikoni të krijoni një formë të rëndë) dhe pikës së hyrjes së virusit (hunda, goja, syri … ) Gjithashtu dimë që fëmijët zhvillojnë forma të veçanta, me simptoma më të shpeshta gastrointestinale (diarre, të vjella, etj.).

Gjithashtu, pacientët e prekur nga format 5 dhe 6 janë, psh., më të rrezikuar të shtrohen në spital. Ata në grupet 3 dhe 4 gjithashtu duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë. Ky hulumtim gjithashtu duhet të bëjë të mundur identifikimin e shenjave të para të sëmundjes, të cilat mund të lehtësojnë zbulimin e hershëm dhe parandalimin e transmetmit. Nga rezultatet e para, duket se dhimbja e kokës dhe lodhja janë ndër simptomat e para, gjë që e bën një diagnozë më të vështirë pasi që këto simptoma nuk janë shumë specifike. (Sipas studimit të botuar në serverin MedRxiv)./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2224 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë dhe asnjë humbje jete.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  “Në atë kohë në politikë shërbenin intelektualë”/ Topalli: Bashkim Kopliku ishte figurë e rëndësishme
LEXO EDHE:  Shpërthen rrjetin me format e saj/ Wanda Nara fantastike në fotot e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        10
Të shëruar në 24 orë      16
Të shtruar në spitale      20
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,224

Testime totale            756,983
Raste pozitive             132,459
Raste të shëruara        129,842
Raste Aktive                  164
Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       48
Tiranë          39
Berat             20
Elbasan        14
Lezhë           11
Durrës          10
Gjirokastër  7
Korçë           6
Dibër             3
Fier                3
Vlorë              2
Kukës           1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Shqipëria buzëqesh”/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Gjatë ditës së sotme janë kryer 4587 vaksinime.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale. A

jo ka shkruar se në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 834868 vaksinime në total me objektiv për të bërë 1 mln vaksinime deri në fund të Qershorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/06/12/msh-nxjerr-shifrat-ja-sa-raste-te-reja-jane-konfirmuar-sot-3/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,916 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid-19/ Infektohet kryebashkiakja e Patosit, mësohet si është gjendja e saj

LEXO EDHE:  “Në atë kohë në politikë shërbenin intelektualë”/ Topalli: Bashkim Kopliku ishte figurë e rëndësishme

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      19

Të shtruar në spitale      21

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759

Raste pozitive             132,449

Raste të shëruara        129,826

Raste Aktive                  170

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51

Tiranë          44

Berat             22

Elbasan        14

Lezhë           12

Durrës          7

Korçë           6

Gjirokastër  5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              2

Kukës           1/ CNA.al

LEXO TE PLOTE