LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-U kap me armë dhe kokainë/ Notis Sfakianakis me pranga në gjykatë: Është ashtu siç e dini

30 Nëntor 2020, 12:50, Kosova & Bota CNA
Foto-U kap me armë dhe kokainë/ Notis Sfakianakis me pranga në

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis që u arrestua mbrëmjen e së dielës, doli sot para trupit gjykues në Athinë. Më herët ai deklaroi se armën e mbante sepse ndihej i rrezikuar.

?Mbaj armë me vete sepse jam në rrezik. Leja për armën më kishte mbaruar dhe nuk e kisha rinovuar,? u shpreh ai.

Ndërsa, sa i përket sasisë së kokainës që iu gjet në çantë, ai u tha policëve në momentin që ia zbuluan: ?Është ashtu siç e dini. Bëni punën tuaj, sepse e bëni mirë.?

Këngëtari u procedua për posedim droge, armëmbajtje pa leje dhe sot do të dalë para prokurorisë. Sipas informacioneve, Sfakianakis ishte plotësisht bashkëpunuese me policinë.

Notis Sfakianakis u arrestua në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë. Efektivët e ndaluan makinën luksoze të këngëtarit pa ditur cili ishte brenda, por nisur vetëm nga kontrollet për masat anti-covid./CNA.al

Lajmet e fundit nga