Blog
Cili është tipari që premton ndërtimin e një familje të lumtur? Ja çfarë thotë studimi

Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lumtur që është e mundur. Tashmë studiuesit kanë identifikuar disa nga tiparet dhe aftësitë personale, që kanë më shumë të ngjarë ta bëjnë harmonike një familje.
Një ndër faktorët kryesorë kur bëhet fjalë për një marrëdhënie të shëndetshme familjare dhe romantike, duket se është fleksibiliteti psikologjik. Kur lindin sfida dhe probleme të ndryshme, ky fleksibilitet mund të bëjë që marrëdhëniet në çift të mos prishen.
Përfundimet u morën nga ajo që njihet si meta-analizë, apo një studim i studimeve të mëparshme. Në këtë rast, meta-analiza përfshiu 174 studime të mëhershme mbi marrëdhëniet në çift dhe ato familjare, me 43.952 njerëz në total.
“Thënë thjesht, kjo meta-analizë nënvizon se të qenit i ndërgjegjshëm dhe emocionalisht fleksibël në situata të vështira dhe sfiduese, përmirëson jo vetëm jetën e individëve, por gjithashtu mund të forcojë dhe pasurojë marrëdhëniet e tyre më të ngushta”- thotë psikologu Ronald Rouxh nga Universiteti i Roçesterit. Rouxh dhe kolegia e tij Xhenifer Daks, gjithashtu një psikologe në Universitetin e Roçesterit, zbuluan se “fleksibiliteti i ndërgjegjshëm”, lidhej me shpërblimin e dinamikës së familjes dhe marrëdhënieve, si dhe të lidhjeve më të forta midis individëve të përfshirë.
Studiuesit specifikuan disa nga aftësitë personale të nevojshme për fleksibilitetin psikologjik. Këtu përfshihet të qenit të hapur përvojave, qofshin të mira apo të këqija, dhe nga pasja e një vetëdije të vëmendshme për të tashmen nëpërmjet jetës së përditshme.
Aftësi të tjera pozitive përfshijnë përjetimin e mendimeve dhe ndjenjave, pa u fiksuar pas tyre, pasjen e një perspektive të gjerë edhe në kohërat më të vështira, qëndrimin në kontakt me vlerat më të thella pavarësisht gjendjeve të luhatshme të çdo dite, dhe të qenit në gjendje që të vijohet të bëhen hapa drejt një qëllimi, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që ndeshen rrugës.
Nga ana tjetër, fleksibiliteti psikologjik vjen zakonisht nga shmangia aktive e mendimeve, ndjenjave dhe përvojave të vështira, nga të qenit i shkujdesur gjatë jetës së përditshme. Sjelljet e tjera që janë psikologjikisht jo fleksibile, përfshijnë shikimin e mendimeve dhe ndjenjave të vështira si një reflektim personal, lejimin që stresi dhe kaosi i jetës së përditshme ta largojnë vëmendjen nga prioritetet më të mëdha.
Në familje, fleksibiliteti psikologjik çon në një kohezion më të madh, jo dhe aq shumë ne stres apo shqetësim, si dhe në një përdorim më të madh të strategjive adaptive të prindërimit. Në marrëdhëniet romantike, ai sjell kënaqësi më të madhe dhe konflikte më pak të ashpra./Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Studimi/ Rreziku nga forma e rëndë e Covid-19, mund të përcaktohet që në fillim të sëmundjes
Arsyeja se pse shumica e njerëzve që preken nga një formë e lehtë e Covid-19 ose nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa disa sëmuren rëndë, mbetet...

Bazil Zaharof, “tregtari” i vdekjes që u bë njeriu më i pasur i Evropës
Për shumicën nga ne, emri Bazileios Zakarias, ose Bazil Zaharof, nuk do të thotë asgjë. Megjithatë, ky person la gjurmë në histori me veprimet e...