LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çastet mistike bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, imazhi i Maradonës shfaqet edhe në qiell

30 Nëntor 2020, 19:20, Sport CNA
Çastet mistike bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, imazhi i

Ndërrimi i jetës së Maradonës ishte padyshim një goditje për gjithë futbollin botëror. Megjithatë legjenda argjentinase është i pavdekshëm për atë që ka dhuruar në fushën e lojës, kujtimet e tij do të mbesin për breza me radhë dhe emrin e ka të shënuar në histori.

Sigurisht që në momente të tilla nuk mund të mungojnë edhe disa momente mistike që kërkojnë disa përgjigje. Një e tillë vjen nga Argjentina, atje ku një femër e re në moshë nga Entre Rios doli për të filmuar qiellin. Padashur kapi imazhin që formohej nga retë të Diego Armando Maradonës, duke qenë kopje identike dhe me numrin ?10?.

E reja nuk e kishte vënë re këtë detaj të rëndësishëm dhe do të ishte një prej shokëve të saj që do të njoftonte se kishte kapur momentin që do të bënte xhiron e rrjeteve sociale. Gjithçka është reale pasi retë qëndrojnë për pak sa të formojnë imazhin e Maradonës në qiell dhe më pas lëvizin për ta zhdukur atë.

Disa besojnë se ishte imazhi i Diegos duke festuar një nga golat kundër Anglisë në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986 dhe të tjerë duke kujtuar Maradonën te video e famshme: ?Endrra ime është që të luajë për Kombëtaren dhe të fitojë një Kupë bote?. ?Zot? në tokë dhe në qiell, Maradona mbizotëron kudo?

Anoche en Paraná, Entre Ríos. Qué querés que te diga… pic.twitter.com/Q19OCyOxSc

— Diario Olé (@DiarioOle) November 29, 2020

Lajmet e fundit nga