Shëndeti
Brataj në ‘reportazhin’ e Ramës/ Ironizon mjeku: U bëra xheloz për drejtorin ‘hero’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e djshmë një video rreth 7 minuta, ku tregohet hap pas hapi rrugëtimi i një mjeku në ndjekjen e pacientit që ka shfaqur simptomat e COVID-19.
Është vetë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili ka shkuar për vizitë te një paciente e cila ka vështirësi me frymarrje.
E gjitha nis me një telefonatë në Urgjencën kombëtare 127, ku pacienti jep të dhënat kryesore mbi simptomat që ka shfaqur dhe më pas i merret adresa e shtëpisë.
Lidhur me këtë ka reguar dhe mjeku Ilir Allkja i cili permes ironisë, shkruan se drejtori bën flim për ERTV dhe e përciellin të gjitha mediat, ndërsa ‘unë dhe kolegët e mij, vizitojmë me dhjetra të sëmurë çdo ditë por nuk na bën asnjë gazetë a Tv reportazh.
“E kam thënë unë; DREJTORËT JANË HERONJTË E MËDHENJ TË KËTYRE DITËVE !
Kolegët e mij , unë , vizitojmë nga dhjetëra të sëmurë çdo ditë por nuk na bën asnjë gazetë a TV reportazhe.
Tjetri bën një videofilm per ERTV dhe e përcjellin të gjitha port-alet.
Sa xheloz u bëra”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lajm i mirë nga Akademia e Shkencave/ Tirana arrin imunitetin e tufës
“Tirana ka arritur imunitetin e Tufës.” Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, teksa po fliste për situatën shëndetësore në...

Rriten sërish shifrat, pozitivë 660 qytetarë/ Arrin në mbi 1260 numri i viktimave
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik;...