LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Poeti i shquar Lefter Çipa merr dekoratën e lartë/ “Ndëri i Kombit” në Ditën e Pavarësisë

29 Nëntor 2020, 08:10, Kulturë CNA
Poeti i shquar Lefter Çipa merr dekoratën e lartë/

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me çmimin ?Nder i Kombit? poetin e shquar Lefter Çipa.

Ai e cilëson një burim frymëzimi i përjetshëm i bukurisë së jetës dhe shpirtit njerëzor, eposit historik dhe vlerave morale, identitetit dhe ndjenjës kombëtare.

??Me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe të 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e Kryeveprave të Njerëzimit të mbrojtura nga UNESCO, pata nderin e veçantë të çmoja sot në Vlorën e Flamurit, poetin e shquar Lefter Çipa, me Dekoratën e lartë ?Nder i Kombit?, për rolin e tij brilant si krijues, rapsod, mbartës dhe interpretues i perlave të këngëve polifonike shqiptare tradicionale dhe bashkëkohore.

Me frymëzim thellësisht kombëtar, me vargje të shtrydhura nga dallgët e detit dhe të përshkuara nga dashuria për Atdheun, Poeti ynë i shquar Lefter Çipa është një burim frymëzimi i përjetshëm i bukurisë së jetës dhe shpirtit njerëzor, eposit historik dhe vlerave morale, identitetit dhe ndjenjës kombëtare, me kontribut të shquar për lartësimin në UNESCO të polifonisë shqiptare.

Nga kjo baltë e kësaj toke/

Merr një grusht e shtrydhe fort/

Pika gjaku do kullojë/

Luftën e madhe tregon.?

 

Lajmet e fundit nga