LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta e brendshme për pushtet, e ka minuar rolin e OSBE-së në botë

29 Nëntor 2020, 07:30, Blog CNA
Lufta e brendshme për pushtet, e ka minuar rolin e OSBE-së në

Nga Jess Smee ?EU Observer?

Pesë muaj më parë, analistët politikë në mbarë botën u habitën nga lajmi se Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE), nuk kishte në fakt një udhëheqje, teksa Sekretari i Përgjithshëm Tomas Greminger, e la detyrën në mesin e korrikut, bashkë me 3 udhëheqës të tjerë.

Ai zhvillim u shkaktua nga Azerbajxhani, që kërkoi largimin nga detyra të Përfaqësuesit të Lirisë së Mediave, Harlem Desir, duke e akuzuar atë për ?kritika të tepruara? ndaj lirisë së shtypit në Azerbajxhan. Ankesat u përshkallëzuan, duke përfshirë Turqinë dhe Taxhikistanin, që artikuluan ankesa ndaj përfaqësuesit të të drejtave të njeriut Ingibjorg Gisladotir.

Më në fund, pas një ndërhyrje nga Franca, Kanadaja, Norvegjia dhe Islanda, të 4 krerët e OSBE u përjashtuan, duke e lënë organizatën pa asnjë drejtues për herë të parë që kur ajo u krijua në vitin 1975. Një lojtare kryesore ndërkombëtare në parandalimin e konflikteve, ndërmjetësimin dhe promovimin e demokracisë, udhëheqja e saj e munguar erdhi pikërisht në kohën kur organizata ishte gjithnjë e më e kërkuar.

Nga përfshirja e saj në konfliktin në Ukrainën Lindore, deri tek konflikti mbi territorin e diskutueshëm prej kohësh të Nagorno-Karabakut, që në shtator degradoi sërish në një luftë me armë. OSBE-ja u gjend në qendër të procesit të ndërmjetësimit mbi Nagorno-Karabakun, me negociatat e saj në kuadër të Grupit të Minskut.

Përpara armëpushimit të nënshkruar nga Armenia dhe Azerbajxhani në fillim të nëntorit, analistët po bënin presion që Grupi i Minskut të bënte më shumë për të ndalur numrin e madh të të vdekurve në terren, duke shtuar aktivitetin e tij në terren.

Analistët ndërkombëtarë nxituan të vënë re se grindjet e brendshme, vështirë se mund të kishin ndodhur në një moment më të keq sesa ky, duke përkuar me problemet globale ekonomike dhe sociale, të përkeqësuara nga pandemia e koronavirusit.

?Ne jemi në kaos pikërisht nga mungesa e lidershipit në mesin e një krize globale?-tha përfaqësuesi i SHBA-së Elsi Hestings, kryetari i Komisionit bipartizan të Helsinkit. ?Tani më shumë se kurrë, janë të nevojshme institucionet e besueshme shumëpalëshe, që mund të gjejnë zgjidhje afatgjata edhe pas pandemisë aktuale?-theksoi ai.

Si e vetmja organizatë e përqendruar tek siguria që përfshin Rusinë, SHBA dhe vendet e tjera kryesore perëndimore – të gjitha në të njëjtën mënyrë – OSBE ka një fuqi të pazakontë. Por përçarjet në strukturën e saj, janë pjesë e një rënieje më të gjerë që po pëson multilateralizmi në përgjithësi.

Kjo gjë shihet tek institucione si Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Tregtisë, anëtarët e së cilës vijnë gjithashtu nga kampe politike diametralisht të kundërta. Por ndërsa ndikimi i grupimeve multilaterale është dobësuar, autoritarizmi dhe rënia e lirive publike janë tashmë një problem në gjithë botën.

Raporti i fundit mbi Demokracinë i fondacionit Bertelsmann për vitin 2020, tregon se si demokracitë po përballen me sfida në rritje nga brenda, duke nënvizuar nevojën për një kohezion dhe kontroll global.

?Një numër qeverish të zgjedhura në mënyrë demokratike, po i minojnë qëllimisht organet e mbikëqyrjes të krijuara për t?i mbajtur ato llogaridhënëse, dhe për t?i detyruar të qeverisin me përgjegjësi. Regjimet autokratike, po përpiqen të shtypin forcave të opozitës dhe mediat e lira?- thuhet në raport.

Por pavarësisht problemeve me lidershipin qendror, OSBE ruan një profil të lartë, duke vëzhguar fletët e votimit, mbrojtur lirinë e medias, dhe ndërmjetësuar në konflikte të ndryshme. Për shembull, merrni monitorimin e zgjedhjeve në SHBA, dhe kritikat ndaj pretendimeve të presidentit Donald Trump për manipulime, për të cilat ajo tha se ?minojnë  besimin e publikut? tek demokraci.

Apo deklarata e saj e fundit, duke ushtruar presion mbi regjimin në Bjellorusi, që t?i japë fund pandëshkueshmërisë për abuzimet e të drejtave të njeriut, dhe për të mbajtur zgjedhje të lira.

Por sesa seriozisht merren komentet e saj, kjo nuk përputhet dhe aq me reputacionin e saj ndërkombëtar.

Dhe ajo, argumentojnë analistët, po dëmtohet nga problemet e menaxhimit. ?Unë mendoj se një vakum në udhëheqje që vazhdon për një kohë të gjatë, e dëmton besueshmërinë e OSBE-së?-thotë Stefani Lihtenshtajn, ish-zyrtare e OSBE-së dhe eksperte e institucionit.

Dhe ndërkohë po afron dita e procesit të përzgjedhjes për portet kryesore drejtuese të OSBE-së, me 11 kandidatë që po garojnë për 4 postet e lartpërmendura. Diskutimet me dyer të mbyllura, ka të ngjarë të jenë komplekse dhe polarizuese, pasi emërimet kërkojnë konsensus midis të gjitha 57 shteteve, që do të thotë se çdo anëtar mund të bllokojë marrëveshjen.

Përvoja e shkuar, tregon se sa delikat mund të jetë ky proces:Grupi i fundit prej 4 drejtuesish, i zgjedhur në vitin 2017, kërkoi muaj të tërë negociatash, dhe një mbledhje jo-formale të ministrave të jashtëm për të dalë nga ngërçi.

Por ndërsa dhjetori po vjen, pjesa tjetër e botës po sheh nga afër atë që do të ndodhë. Pas një viti me probleme të reja të jashtëzakonshme, konflikte të dhunshme dhe probleme me demokracinë në shumë vende, OSBE-ja duhet të tregojë se ka ndikimin dhe kohezionin  duhur për t?u përballur me sfidat që ka përpara./ Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga