Politikë
Këshilltarët izraelitë marrin në dorë fushatën e PD/ Zbulohet kush janë dy lëvizjet e fundit

Këshilltarët e fushatave dhe kompanitë e strategjive elektorale, janë kthyer në staf i pazëvendësueshëm për partitë politike në Shqipëri.
Intriga, lexim i kundërshtarit, përçimi i mesazheve, ndërtimi i një figure publike të pëlqyeshme, që në fund përkthehet në vota, dhe shumë punë të tjera, para dhe gjatë fushatës janë detyrat e kompanive konsulente të cilat përgatisin imazhin dhe strategjinë elektorale.
Ka disa forma të kësaj strategjie, që nga sulmet ndaj kundërshtarit, por edhe “kurthe” apo sulme ndaj vetes duke drejtuar gishtin tek rivali. Këto lëvizje, të gjitha kanë nga pas një staf të gjerë dhe gjithçka që lidhet me propagandën dhe imazhin kalon nga një zyrë e vetme, ku konsulentët ndërtojnë strategjinë ndaj kundërshtarit politik.
Izraelitë pranë Bashës
CNA.al prej disa kohësh ka raportuar se Lulzim Basha ka kontraktuar një kompani për strategjitë e tij elektorale. Janë 3 këshilltarë izraelitë të angazhuar pranë Bashës dhe PD pikërisht për të “luftuar” dhëmb për dhëmb me kundërshtarin.
Të tre duken “mjeshtra” të fushatave negativiste dhe së fundi dora e tyre po ndjehet edhe më shumë.
Një zyrën pranë ish-Gardës të Republikës, në Tiranë ku koordinatore është gazetarja Desada Metaj, është çelsi i gjithçka shihet në rrjetet sociale, që nga memet, videot kundër qeverisë deri tek mesazhet që përçon Lulzim Basha.
Në krah të izraelitëve dhe Desadës qëndron edhe një personazh tjetër, Odeta Male, një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Erjon dhe Aurela Isufit, kunatit dhe bashkëshortes të Lulzim Bashës. Kompanitë e kunatit të Lulit ku menaxhon dhe bashkëshortja e tij, janë vënë në dispozicion të fushatës elektorale dhe këshilltarëve izraelitë. Videot negativiste dhe mesazhet e Bashës, mbështetja me infrastrukturën e plotë për realizimin e tyre sigurohet direkt nga kunati nëpërmjet Odetës.
Janë disa mënyra që përdoren, që nga videot e shkurtra negativiste kundër qeverisë, me fjalime të vjetra, premtime dhe fakte të reja. Diku të vërteta e diku gënjeshtra, videove nuk i vendoset logo e PD por hidhen në qarkullim në rrjet si produkt i njerëzve të lirë, megjithëse gjithçka kalon nga koordinatori digjital dhe zyra e këshilltarëve si produkt i PD.
Për shpërndarjen e tyre janë dy forma, dërgimi tek deputetët, drejtuesit e PD, lokalë e qëndrorë, militantë etj. Kuptohet menjëhere mesazhi që del dhe video e rradhës pasi me komandë publikohet menjëherë nga të gjithë ata që përmendëm më sipër, komanda vjen nga selia qëndrore e PD të cilët i është servirur ideja nga izraelitët dhe prodhuar nga kompania e kunatit.
Një mënyrë është duke hedhur edhe meme dhe ide apo qëndrime duke përsorur SPIN-ët. Hashtag.al pak kohë më parë tregoi me emra dhe fakte kush janë njerëzit që përdoren. Personazhe publikë, të pozicionuar kundër qeverisë hedhin material në rrjet për ndjekësit e tyre. Këta përdoren në shumë forma jo vetëm kundër qeverisë direkt, por edhe kundër fenomeneve të ndryshme dhe për të sulmuar kundërshtarët brenda dhe jashtë PD të Lu

lzim Bashës.
Dy lëvizjet e fundit
Dy janë lëvizjet e fundit të izraelitëve dhe kompanisë këshilluese. Nxjerrja në rrjet e fotove të morgut, jo nga PD zyrtare por nga SPIN-ët dhe më pas PD dhe zyrtarë të saj reagojnë menjëherë sapo shohin fryrjen e opinionit publik.
E dyta është qarkullimi i një fotoje ditën që u nda nga jeta “mb

reti” i futbollit Maradona. Një meme ku Basha ngushëllonte për Madonën e jo për Maradonën. Kjo e fundit një fake e prodhuar në zyrat e konsulentëve, një strategji me dy anë. Së pari shumë shpejt ajo bëhej e pabesueshme, sepse njerzit do bënin një verifikim të thjeshte, ky verifikim do riste ndjeshmërinë e Bashës në rrjetet sociale dhe më pas njerëzit do akuzonin Ramën dhe qeverinë për prodhimin e një fake news, që nuk u bë lajm por ishte një fake meme e përgatitur me qëllim që të jepte efektin e kundërt. Megjithëse qesharake duket se meme e bëri të sajën, të paktën duke rritur aktivitetin e faqeve të Lulzim Bashës në rrjetet sociale.
Këto dhe shumë të tjera janë produkte të izraelitëve, zyrës së propagandës dhe suportit të kompanive të kunatit të Lulzim Bashës. Ka ende 5 muaj fushatë dhe të tilla do shohim pafundësisht nga të gjitha palët. Nga gënjeshtrat që jetojmë me standarte europiane, tek gënjeshtrat se jemi më keq se vendet afrikane. Propaganda dhe strategjistët elektoralë do luftojnë kush e kush më shumë t’ja bëjë mendjen çorbë votuesit për ti marrë më pas votën, por në fund, humbin qytetarët që me taksat e tyre paguajnë propagandistët e partive./CNA.al.

Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...