LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtarja shqiptare infektohet me Covid-19/ Tregon për gjendjen shëndetësore dhe jep mesazhin për të gjithë

29 Nëntor 2020, 14:55, Lifestyle CNA
Këngëtarja shqiptare infektohet me Covid-19/ Tregon për gjendjen

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Diona Fona është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur veët këngëtarja teksa nëprmjet rrjeteve sociale ka treguar se gjendet e izoluar dhe është në gjendje të mirë shëndetësosre.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për të gjithë që të jenë të kujdesshëm pasi kjo nuk është një lojë. Këngëtarja ka premtuar se ditën e nesërme do realizojë një video live në Instagram, ku do bashkëbisedojë me fansat e do flasë për eksperiencën e saj.

?Arsye pse kam qenë inaktive këto ditë, është se jam infektuar me Covid. Jam izoluar, jam mirë. Nuk është lojë, duhet ta marrim shumë seriozisht. Kush është duke e kaluar më vështirë shpresoj që ta kalojë. Nesër do të bëj një live do të ndaj me ju eksperiencën time?, është shprehur ajo nëpërmjet videove në Instagram./ CNA.al

Lajmet e fundit nga