Connect with Us

Imigracioni i paligjshëm/ Marrëveshje Britani-Francë

Bota

Imigracioni i paligjshëm/ Marrëveshje Britani-Francë

Publikuar

-

Imigracioni i paligjshëm/ Marrëveshje Britani-Francë

Britania dhe Franca të shtunën nënshkruan një marrëveshje që synon t’i japë fund imigracionit të paligjshëm përmes kanalit që lidh këto dy vende.

Duke filluar nga 1 dhjetori, patrullat në plazhet franceze do të dyfishohen dhe teknologji të sofistikuara, përfshirë dronët dhe radarët, do të përdoren për të zbuluar vendkalimet e mundshme të emigrantëve, tha sekretarja britanike e punëve të brendshme, Priti Patel.

Zonja Patel tha se marrëveshja do të ndihmonte të dyja vendet që “t’i bënin kalimet përmes kanalit plotësisht të pamundshme”.

Ajo tha në 10 vitet e kaluara Britania i kishte dhënë Francës gati 200 milionë dollarë për të trajtuar çështjen e imigracionit.

Më shumë se 6,000 njerëz u përpoqën të kalonin kanalin që lidh Francën me Britaninë nga 1 janari deri në gusht të këtij viti.

LEXO EDHE:  Vrasësi shqiptar kapet pas 18 vitesh në Britani

Autoritetet franceze kanë thënë se në shtator ata kishin kapur më shumë se 1,300 njerëz duke u përpjekur të shkonin në Britani.

Shtatë njerëz kanë vdekur deri më tani këtë vit gjatë përpjekjeve për të hyrë në Britani, ndërsa katër njerëz të tjerë humbën jetën në përpjekje të ngjashme gjatë vitit të kaluar./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Publikuar

-

Nga

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Në Rusi, një gjykatës dha urdhër për ta dërguar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny në paraburgim për 30 ditë, pa përfillur thirrjet e vendeve perëndimore për të liruar menjëherë politikanin e opozitës.

Vendimi merret një ditë pasi policia e ndaloi atë në aeroport ndërsa ai kthehej në vendin e tij për herë të parë që kur u helmua me një agjent nervor ushtarak dhe mund të jetë hapi i parë që ai të burgoset për një periudhë të gjatë.

Gjyqtari tha se vendimi jepej pasi Navalny kishte shkelur kushtet e një dënimi të pezulluar me burg.

Shërbimet e burgjeve të Moskës kishin aplikuar për të kthyer në fuqi në fund të muajit dënimin e pezulluar prej 3.5 vjetësh, ku ai u gjet fajtor për përvetësim. Zoti Navalny thotë se akuzat ishin të manipuluara. Ai përballet edhe me tre çështje të tjera penale.

Kombet e Bashkuara dhe vendet e Perëndimit i bënë thirrje Moskës para marrjes së vendimit që ta linin të lirë zotin Navalny. Disa vende kanë bërë thirrje për sanksione të reja nga Bashkimi Evropian si reagim për helmimin e opozitarit Navalny. Moska u kundërpërgjigj duke thënë se ata nuk duhet të ndërhynin në punët e brendshme.

LEXO EDHE:  Kishin kërkuar azil në Francë/ Riatdhesohen 25 shtetas shqiptarë

LEXO EDHE:  Shengeni Ballkanik/ Berisha zbulon “paktin” Rama- Vuçiç

Përmes një video të postuar në Twitter pas marrjes së vendimit, zoti Navalny u bëri thirrje rusëve që të dalin në protesta.

Mos u frikësoni, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, por për veten tuaj, për të ardhmen tuaj,” shkruante zoti Navalny.

Ai e quajti trajtimin e tij të paligjshëm në bazë të ligjit rus ndërsa sulmoi Presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për shkelje të kodit penal./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Publikuar

-

Nga

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve që dozat e vaksinave t’i shpërndajnë në mënyrë më të barabartë në të gjithë botën. Ai tha se perspektivat për shpërndarje të barabartë janë në “rrezik serioz”.

Tedros i bëri komentet në hapje të takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së. Skema e OBSH-së për shpëndarjen e vaksinave, e njohur si COVAX, synon të nisë aktivitetin muajin e ardhshëm. COVAX ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vende më të varfra. Tedros tha se 44 marrëveshje dypalëshe janë nënshkruar vitin e kaluar dhe së paku 12 janë nënshkruar këtë vit.

LEXO EDHE:  Franca shpërblen me shtetësi imigrantët që luftuan koronavirusin

LEXO EDHE:  Marrëveshja me Greqinë/ Kotzias zbulon detaje nga diskutimet me palën shqiptare

“Kjo mund t’i vonojë dërgesat e COVAX-it dhe të krijojë pikërisht skenarin që COVAX ka synuar ta shmangë: grumbullime, treg kaotik, përgjigje e pakoordinuar dhe përçarje e vazhdueshme sociale dhe ekonomike”, tha Tedros.

Qasja “unë i pari” i la në rrezik më të varfrit dhe më të cenueshmit e botës, tha Tedros.

“Në fund të fundit, këto veprime vetëm se do ta zgjasin pandeminë”, shtoi ai, duke iu bërë thirrje vendeve që të shmangin gabimet që janë bërë gjatë pandemive H1N1 dhe HIV. Tedros tha se më shumë se 39 milionë doza vaksinash janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza në një vend të varfër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Publikuar

-

Nga

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Rënia e numri të të infektuarve, ka bërë që shteti fqinj, Greqi, të lehtësoi për herë të parë masat për këtë vit.

Kështu dyqanet greke kanë rihapur dyert sot , ndërsa zëvendëskryeministri Adonis Georgiadis i bëri thirrje publikut të vazhdojë të respektojë masat e rrepta, sidomos duke shmangur grumbullimet.

“Nëse rregullat nuk ndiqen, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim dyqanet përsëri”, ka thënë ai për mediat vendase duke shtuar se ”lëvizja do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një rritje të rasteve të reja”.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër nëse hapet ekonomia dhe kjo çon në më shumë kontakte. Sidoqoftë, nëse rastet rriten, masat e bllokimit do të duhet të kthehen përsëri”, paralajmëroi ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE