LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hap e mbyll, si ajo loja "syllambyllurazi"!”/ Mjekja leksion qeverisë: Çfarë duhet të kishte bërë në 10 muaj pandemi

29 Nëntor 2020, 12:34, Lifestyle CNA
“Hap e mbyll, si ajo loja "syllambyllurazi"!”/ Mjekja

Mjekja mikrobiologe, Blerta Brati, ka dalë me një reagim të ashpër, sa i përket masave të qevrisë në luftën ndaj Covid-19.

Pas 10 mujsh, nga fillimi i pandemisë, sot duhet të flisnim për masa inteligjente shkruan mjekja në reagimin e saj, dhe jo hap e mbyll, si lojë “syllambyllurazi”.

Mjekja shton se festat e fundvitit duhet të na gjejnë gëzuar, ndërsa liston dhe 11 propozime se si cfarë duhet të bëjë qeveria.

Mbas 10 muajsh duhet te flitet per mbyllje inteligjente!!

Ca do te thote?

Evidento personat qe e kaluan Covidin, leri te punojne!

Evidento shkollat ku 50% stafe e kaluan Covidin, leri te punojne!

Evidento infrastukturat qe kane kushte higjene, distancimi , stafe te pergjegjshme, leri te vazhdojne!

Evidento zonat e kuqe edhe brenda nje qyteti, bej kufizime, rimburso dicka!

Ruaj Tiranen, ka dendesine me te madhe, lehteso menaxhimin!

Ruaj stafet mjeksore, uli ngarkesat!

Orari 10 me 18.00 per qendrat tregtare!

Rregullo levizjen urbane, shto autobuset, mos lejo qarkullimin e ne qytet te linjave jashte Tiranes. Sistemo stacionet!

Shto ditepushimet e shkolles. E shtune, e diele, e hene!

Higjene , dezinfektim!!

Kontrollo lajmet qe shperndahet ne tv e rrjete sociale per mos panikuar!!

Festat e fundvitit duhet te na gjejne me te qete!! Gezuar!!

Lajmet e fundit nga