Teknologji
FOTOT-Kjo është makina elektrike më e shitur në Europë

1,127,624 makina të reja janë shitur në Europë muajin e kaluar, që është 7% më pak se në tetor 2019. Teksa 26.8% e numrit të përgjithshëm të makinave të reja të shitura ishin me një formë të makinës së elektrike.
Makinat e elektrike më të shitura në tetor ishin hibride, të cilat zënë 32% të automjeteve totale të elektrike të shitura. Ndërsa modeli më i shitur tërësisht elektrik në muajin tetor ishte Volkswagen ID.3, me 10,475 njësi të shitura.
Vendi i parë u mbajt më parë nga Tesla Model 3 por marka amerikane ra në renditje muajin e kaluar, pjesërisht për shkak të kohës së dërgesave të Tesla , të cilat pritet të mbërrijnë në nëntor.
Sa i përket makinave me karburant të zakonshëm, muajin e kaluar solli rezultate të forta për Opel / Vauxhall . Corsa hatchback i markës u bë makina e tretë më e shitur në Evropë si për tetorin ashtu edhe për vitin deri më tani, duke shitur 21,220 njësi muajin e kaluar, 59% më shumë sesa makina e gjeneratës së mëparshme e arritur në tetor 2019./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Largimi drastik i përdoruesve nga aplikacioni/ WhatsApp shtyn afatin e azhurnimit
WhatsApp ka zgjatur afatin e azhurnimit për dy miliardë përdoruesit e saj, deri në momentin që ata të pranojnë kushtet e reja të aplikacionit ose...

Ndaloi së punuari prej shkarkimeve të shumta/ Rikthehet sërish aplikacioni i ri i mesazheve që po sfidon WhatsApp
Platforma e mesazheve “Signal” thotë se ka zgjidhur problemet teknike të cilat kanë penguar shërbimin e saj gjatë ditëve të fundit, pasi panë një shtim...