Aktualitet
Covid-19 “paralizon” sistemin arsimor/ Zbulohet si do zhvillohet mësimi në shkollën në Korçë

Shpërthimi i koronavirusit ka paralizuar sistemin arsimor në vend.
Shkolla 9 vjeçare “Sotir Gurra” në Korcë ka njoftuar nxënësit dhe mësuesit se mësimi ditët në vijim do të zhvillohet i alternuar sipas vendimit të ri të Ministrisë, pra online dhe në shtëpi. Dy ditët e para, turni i parë do të zhvillojë mësim në shkollë, ndërsa turni i dytë në shtëpi.
Tre ditët e tjera do të jetë e anasjellta, pra turni i parë do zhvillojë mësim online, ndërsa turni i dytë në shkollë. Rregulli është vendosur vetëm për nxënësit e klasave 6-9, ndërsa klasat e arsimit fillojnë do të vijojnë mësim normalisht në shkollë.
Rreth një muaj më parë, mësimi në shkollën “Sotir Gurra” u ndërpre për shkak të shpërthimit të rasteve me Covid pasi rezultuan 7 mësues të infektuar. Pas dezinfektimit total për të ruajtur shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, të gjithë u rikthyen sërish në shkollë./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...